• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kush është ‘Niku’ i mafias së Ndragheta-s, burri i drejtoreshës së Manastirliut? (DOKUMENTAT)

25/01/2021
in Aktualitet
0
Kush është ‘Niku’ i mafias së Ndragheta-s, burri i drejtoreshës së Manastirliut? (DOKUMENTAT)

Tiranë- Besnik Halili, president i grupit Sol në Shqipëri, kompania në vendin tonë njihet me emrin “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” shpk”, dyshohet se ishte garancia e Princit të Ndragheta-s, Antonio Gallo për të korruptuar qeveritarë dhe po ashtu, për të pastruar para në Shqipëri.

Në përgjime ata flasin për “Nikun”, që sipas Gallo-s është presidenti i grupit Sol, “ka lidhje me oksigjenin, ka lidhje me spitalet, me Enel, me të gjitha”. Sipas Gallos, ky person që në Shqipëri përkon me emrin Besnik Halilit, me profesion inxhinier, njëherazi edhe bashkëshort i Luneda Sufalit, ish-drejtoreshës së Lojërave të Fatit.

Por a është i panjohur Besnik Halili?

Rezulton që jo! Në një verifikim elementar, Halili ka qenë në qendër të disa investigimeve në mediat online, ku Boldnews.al , në një shkrim të muajit maj, shkruante se Halili me kompaninë “Gts”, kishte në dorë të gjithë oksigjenin e spitaleve. Monopoli i oksigjenit në duart e Halilit, të shoqes dhe Manastirliut, akuzonte portali në shkrimin e datës 7 maj 2020. Ky informacion duket se është lexuar edhe nga anëtarët e Ndragheta-s, i referohen “Nikut” si emrin kryesor të oksigjenit. “Ai është shqiptar, është President i këtij grupi atje në Shqipëri.”, thotë Gallo ndërsa më tej flet për disa impiante, të cilat nuk kuptohen nëse lidhen me oksigjenin, por ai thotë se mund të punohet “dhe në spitale”, (duke iu referuar investimeve në Shqipëri).

Niku, burri i Luneda Sufalit, drejtoreshës së ministres Manastirliu

Luneda Sufali ishte një ndër emërimet suprizë të kryeministrit Edi Rama, menjëherë pas marrjes së mandatit të tij të parë qeverisës, në Shtator 2013. Sufali, ende pa mbushur 30 vjeç në atë kohë, u emërua Drejtoresha e Lojëra të Fatit. Para se të merrte detyrën e rëndësishme shtetërore, Sufali kishte një përvojë profesionale në kompaninë private të gazit, “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” shpk.

Lidhjet mes tyre vijojnë të jenë shumë të forta edhe sot. Ato nuk janë vetëm profesionale, por edhe ngushtësisht familjare.

Zonja Sufali është drejtoreshë e rëndësishme në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale. Në Nëntor 2017, ajo u emërua Drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, strukturë nën varësinë direkte të ministres Ogerta Manastirliu.

Ndërsa, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”, kompania “GTS”, së bashku me “Messer” shpk, përbën “monopolin” në fitimin e tenderave multi-milionësh për oksigjenin spitalor, të zhvilluar pikërisht nga Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Manastirliu.

Lidhja Sufali-GTS
Në profilin e saj zyrtar në rrjete sociale, Luneda Sufali ka shënuar se ka qenë e Drejtore e administratës në kompaninë private “GTS”, para se Edi Rama ta emëronte në krye të Lojërave të Fatit. Karriera e saj ka vijuar me ngjitje që prej asaj kohe.

Në nëntor të vitin 2015, për arsye të pasqaruara, Sufali jep dorëheqjen nga posti në Ministrinë e Financave dhe emërohet Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, e cila në atë kohë drejtohej nga Blendi Klosi.

Më pas, në nëntor 2017, zonja Sufali emërohet Drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, me firmën e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ndoshta për rastësi, por paralel me progresin në karrierë të Sufalit, kompania “GTS” forcon pozitat e saj në tenderat publikë të oksigjenit mjekësor, aq sa sot ka arritur të jetë në fazë “monopoli”.

Kompania “GTS” është regjistruar në Shqipëri në vitin 1996 dhe është në pronësi të kompanisë italiane “Sol” s.p.a.

Shoqëria “GTS” ka administratorë në Shqipëri shtetasit italianë Giovanni Annoni dhe Matteo Fumagalli Romario.

Në vitin 2014, administratorët italianë ia delegojnë kompetencat e tyre shtetasin shqiptar Besnik Halili, i cili është bashkëshort i Luneda Sufalit.

Aktualisht, Halili është përfaqësues i kompanisë për kryerjen e të gjithë veprimeve të nevojshme të kompanisë në raport me institucionet publike. Pra, përfshirë edhe dokumentacionin për përfshirjen në tendera.

Dhe, tek pjesa e tenderave, duket se roli i Besnik Halilit ka qenë vendimtar për forcimin e portofolit financiar të kompanisë “GTS”.

“Monopoli”
“Boldnews.al” konsultoi të dhëna të transaksioneve publike në portalin “openprocurment”, lidhur me tenderat e fituar nga kompania “GTS” në strukturat shëndetësore për “oksigjenin spitalor”.

Rezulton se, që prej vitit 2016, kompania “GTS” është fituese thuajse në pjesën më të madhe të tenderave. Por, deri në atë moment, ka pasur një veçori-në tenderat e fituar prej saj, ka pasur edhe konkurentë të tjerë.

Duke filluar nga fundi i vitit 2017, që rastësisht përkon edhe me forcimin e raporteve institucionale Ogerta Manastirliu – Luneda Sufali, “GTS” merr trajtën e një kompanie “monopol”.

Në të gjithë tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat vartëse, përfshirë Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, për oksigjenin spitalor, fitues shpallet vetëm “GTS” ose e njëjta kompani, në bashkëpunim me “Messer” shpk.

Ky bashkim operatorësh u shpall së fundmi edhe fitues i një tenderi, pa garë, me vlerë 5 milionë euro, për furnizimin e QSUT-së me oksigjen spitalor.

I njëjti bashkim operatorësh, në periudhën 2016-2020, është shpallur fitues edhe në një seri tenderash spitalorë, me fond limit në vlerë totale rreth 4 milionë euro.

Kompania “GTS”, për tenderat ku ka marrë pjesë si operator i vetëm, ka fituar rreth 3 milionë euro të tjera tendera në strukturat spitalore, përgjatë periudhës 2016-2020.

Tags: albanewsbesnik halililuneda halilimafia italianePergjimet e Ndraghetas
Previous Post

Përgjimet e antimafias italiane, plasin MEME-t në rrjet

Next Post

‘Princi i Ndragheta-s’/ Kush është Antonio Gallo me biznese në Itali dhe Shqipëri? Prokuroria italiane: Njeri i paskrupullt, nuk i mbaronin paratë

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Antonio Gallo

'Princi i Ndragheta-s'/ Kush është Antonio Gallo me biznese në Itali dhe Shqipëri? Prokuroria italiane: Njeri i paskrupullt, nuk i mbaronin paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.