• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kush po i fryn transaksionet e pasurive të paluajtshme, arrijnë rekord

29/12/2020
in Ekonomi
0
SKEMAT: Si futen paratë informale në ndërtim, pronat blihen nga individë me banim jashtë vendit

TIRANË– Ndonëse në periudhë pandemie, rënie ekonomike dhe konsumi të tkurrur, sektori i pasurive të paluajtshme në vend është i vetmi që nuk po e ndjen aspak krizën.

Përkundrazi, të dhënat zyrtare tregojnë se transaksionet e pasurive të paluajtshme shënuan një tjetër rekord në tremujorin e tretë, pas nivelit të lartë të arritur në të dytin.

Sipas INSTAT, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) me çmime korente për aktivitetet e pasurive të paluajtshme në tremujorin e tretë arriti në gati 27 miliardë lekë, ose rreth 215 milionë euro, duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar, të paktën që prej vitit 2009, kur raportohen të dhënat zyrtare (shih grafikun: PPB me çmime korente, Aktivitete të pasurive të paluajtshme, T I 2009-T III 2020).

Për 9 mujorin, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 76 miliardë lekë (rreth 612 milionë euro), duke shënuar sërish rekord për periudhën në fjalë, që nga viti 2009. (shih grafikun: PPB me çmime korente, Aktivitete të pasurive të paluajtshme, 9 mujori).

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme është i vetmi që ka shënuar rritje për 9 mujorin, sipas të dhënave të prodhimit të brendshëm bruto të INSTAT (shih grafikun: ndryshimi vjetor i PBB-së me çmime korente).

Në tremujorin e dytë, kur PBB-ja u tkurr me 10.2%, aktiviteti i pasurive të paluajtshme u zgjerua me 5.5% me bazë vjetore, duke shënuar ecurinë më të mirë nga gjithë sektorët, e ndjekur me rritje vetëm nga bujqësia (+2.63%), ndërsa gjithe sektorët e tjerë shënuan rënie të thellë.

Në tremujorin e tretë, kur ekonomia ishte po në territor negativ u gjallërua edhe ndërtimi. Pasuritë e paluajtshme (+9.54%) dhe ndërtimi (+8.7) dhe janë dy sektorët që kanë shënuar rritjen më të lartë në krahasim me tremujorin e tretë të një viti më parë, duke qenë në tendencë të kundërt me ecurinë e gjithë ekonomisë dhe konsumit të dobët.

Këto dy sektorë, pa vlerë të shtuar reale në vend dhe që qarkullojnë para në vetëm disa duar amortizuan disi rënien ekonomike, që në tremujorin e tretë ishte -3.47%. Ndërtimi kontribuoi në 0.73% të rritjes dhe pasuritë e paluajtshme në 0.53%, duke i shtuar më shumë se 1% rritjes ekonomike.

Kush po e fryn tregun?!

Prej disa vitesh, kryeqyteti është kthyer në një kantier ndërtimi, pas rritjes së ndjeshme të lejeve të ndërtimit në 2017-2019. Sidomos në 2019-n, sipërfaqja e banesave sipas lejeve të ndërtimit të miratuara në Tiranë arriti në 1 milionë metra katror, gati tre herë më e madhe se në 2017-n dhe niveli më i lartë që nga 2005-a (kur sipërfaqja e dhënë ishte 1.27 mln metra katror), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT (shih grafikun e lejeve të ndërtimit). Bumi i ndërtimit është në linjë të kundërt me ecurinë e dobët ekonomike të vendit. Ndërkohë janë konstatuar shumë kompani pa të ardhurave që po ndërtojne në kryeqytet, duke ngritur dyshime se ato po kanalizojnë paranë informale në ndërtim.

Në Tiranë po lartësohen çdo ditë qiellgërvishtësit, ndërsa çmimet kanë arritur deri në 4 mijë euro për metër katror. Sipas Colliers International, më i shtrenjti në rajon është Beogradi, me apartamente që arrijnë deri në 5,500 EUR/ për apartamente të cilësisë së lartë, kryesisht shumë pak në numër dhe në projekte me zhvillues të huaj.

Paradoksalisht, ndonëse oferta po rritet dhe kërkesa reale nuk justifikohet nga rritja zyrtare e të ardhurave dhe trendi i popullsisë në rënie, çmimet po rriten. Sipas Bankës së Shqipërisë, që nga 2013-a, çmimet e pasurive të paluajtshme në vend janë rritur me 40%, të ndikuara kryesisht nga Tirana me +43%.

Një pjesë e rritjes së çmimeve ka ardhur nga shtimi i taksave dhe cilësia e ndërtimit, por aktorët e tregut pohojnë se tregu po fryhet nga blerjet me para në dorë.

Ylli Sula, botues i “Çelësit” dhe indeksit “Keydata Albania”, ka pohuar se 70% e këtyre pronave po financohet nga paraja “gri”, që nuk buron nga tregu i institucionalizuar, por nga fenomene, si: korrupsioni, evazioni, trafiku.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Ilda Zaloshnja, e “The Point Real Estate”. “Këto çmime nuk janë për masat, pavarësisht se Tirana është një kryeqytet në zhvillim dhe duhet të ketë çmime në këto nivele për zonat elitare. Një arsye e këtyre çmimeve, përveç vendndodhjes së mirë të zonave, është edhe nga informaliteti, sidomos te blerësit. Ky fenomen po e mban gjallë tregun me çmime të larta”, ka thënë ajo më herët për Monitor./ O.Liperi

Tags: albanewsbum ndertimeshndertimePandemiPasurite e paluajtshmerenie ekonomike
Previous Post

Rreshje shiu dhe dëbore/ Si do të ndryshojnë temperaturat në mesditë, parashikimi i motit për sot

Next Post

E gjithë bota në izolim?! Paralajmërohen masat e reja, koronavirusi i ri ‘mbërthen’ botën

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Francë- COVID-19

E gjithë bota në izolim?! Paralajmërohen masat e reja, koronavirusi i ri 'mbërthen' botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.