Tiranë- Kuvendi mban sot seancën e fundit plenare për këtë vit.
Në Kuvend u mbajt një minutë heshtje për mjekët që humbën jetën nga COVID-19.
Ishte deputeti Edmond Stojku ai i cili bëri këtë kërkesë në foltoren e Kuvendit.
Kolgët e tij ‘iu bindën’ dhe qëndruan të heshtur për 1 minutë. Më pas Stojku kërkoi që në hyrje të spitalit ‘Nënë Tereza’ të shënohen në një bust të gjithë emrat e mjekëve. Seanca parlamentare nisi me një ankesë të deputetit Kujtim Gjuzi se përse nuk ishte marrë në pyetje kërkesa e tij për interpelance me ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin Edi Rama.
“Në 18 janar nis sesioni i ri parlamentar. Gëzuar, dhe mirupafshim duke ruajtur protokollin”, tha Ruçi.
Ky fakt u bë i ditur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në mbyllje të kësaj seance plenare, Ruçi i uroi deputetëve që të kalojnë festa të gëzuara, ndërsa nuk harroi që t’u kujtonte atyre dhe qytetarëve që të respektojnë protokollin anti-covid.
Kuvendi njoftoi ditën e djeshme se seanca e fundit plenare e këtij viti do të mbahet pikërisht ditën e sotme. Seanca nisi në orën 10:00 dhe ndryshe nga çdo ditë u mbajt ditë të mërkurë dhe jo të enjte.