Miran Halili, është 30-vjeçari i cili ka vrarë pasditen e sotme me thikë babain e tij, 50-vjeçarin Faredin Halili.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Dardania në Prizren, sakaq sipas mediave kosovare një dëshmitar, i cili pretendohet të ketë parë të gjithë ngjarjen ka thënë se vrasja ka ndodhur në rrugë. Ai ka thënë se dyshohet se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një sherri në familje.
Ngjarja e rëndë, e cila ka tronditur Prizrenin, ka ndodhur pak orë më parë, ku djali ka vrarë me thikë të atin. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së Prizrenit Shaban Osmanollaj.