Një aksident i rëndë është raportuar ditën e stome në aksin rrugor, Librazhd-Përrenjas.
Bëhet të ditur se një kamion ka përfunduar në buzë të gremisës, për shkak të një parakalimit të gabuar të një automjeti.
Paraprakisht mësohet se dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur.
Burime në vendngjarje bënë të ditur se automjeti në tentativë për të parakaluar në segmentin e rrugës Librazhd – Përrenjas, në zonën e njohur si kthesa e Dragostunjës, është përplasur me kampionin, drejtuesi i së cilës në përpjekje për të shmangur përplasjen, ka përfunduar disa metra buzë greminës.