Kosovë- Qeveria e Kosovës ka mbajtur ditën e sotme një mbledhje online dhe ka marrë vendime për lehtësim të masave anti-covid në vend.
Në mbledhje është vendosur që të hiqet ora policore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku, raporton Gazeta Express.
“Kryesorja është që hiqet ora policore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomikë punojnë deri në orën 22:00. Studentët i kthehen ligjëratave në fakultet, hiqet opsioni online”, u shpreh Baxhaku.