Kosovë- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqjen para strukturave të partisë pak minuta më parë. Ai kërkoi mbledhjen e menjëhershme të LDK-së, pasi shënoi edhe humbjen e thellë në zgjedhje duke mos kryesuar në asnjë komunë.
Sipas burimeve të LDK-së, Mustafa në nisje të mbledhjes ka dhënë lajmin e dorëheqjes së tij.
Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje. LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.
Deri më tani janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.