SHBA- Kongresi amerikan konfirmoi rezultatet e Kolegjit Elektoral për fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden, pas dhunës së pashembullt të së mërkurës në Kapitol.
Të dyja dhomat e Kongresit hodhën poshtë një lëvizje nga aleatët e presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.
Si demokratët edhe republikanët dënuan dhunën në Kongres por ndërsa demokratët fajësuar Presidentin Trump për nxitjen e saj, shumica e republikanëve nuk e përmendën atë.
“Ne dënojmë në mënyrën më të ashpër dhunën që ndodhi këtu. Pikëllohemi për humbjen e jetës në këto salla të shenjta, si dhe dëmtimet e pësuara nga ata që mbrojtën Kapitolin tonë sot”, tha nënpresidenti Mike Pence.