Tiranë- Ish-deputet i Partisë Socialiste dhe ish-ministri, Marko Bello ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare nga COVID-19.
Mësohet se Bello kurohej në një spital në Turqi nga koronavirusi. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, duke i shkaktuar vdekjen ish-deputeti.
Bello ka lindur në vitin 1961. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2001-2013 dhe ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.