Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Një person sipas News 24 i ka vënë flakën veten pranë Ministrisë së Jashtme për arsye ende të panjohura.
Ngjarja ka ndodhur poshtë urës që lidh dy akset rrugore pranë ndërtesës së Ministrisë së Jashtme.
Dyshohet se bëhet fjalë për një endacak që i ka vë flakën vetes.
Personi i përfshirë nga flakët rreth 40 vjeç, është marrë nga ambulancat.
Mësohet se gjendja e tij është e rëndë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet. Ende nuk ka detaje të konfirmuara për rastin.