Greqi- Autoritetet e Shëndetit në Greqi do të mblidhen të mërkurën për të vendosur nëse do të shtrihen më tej masat kufizuese anti-covid në disa zona. Pritet që të analizohen të dhënat rreth rasteve dhe shtrimeve në spitalet e Atikës ndërsa mediat raportojnë se me shifrat aktuale, zgjatja e karantinës është afër.
Plani kryesor është që masat shtrënguese të zgjaten me në ose dy javë pas 28 shkurtit, shkruan abcnews.al
Nga ana tjetër, duke pasur parasysh sugjerimin e shprehur nga disa shkencëtarë se 1 marsi do të jetë dita e hapjes së pjesshme, skenari i zgjidhjes së mesme është duke u diskutuar gjerësisht në vend. Pritet po ashtu që bizneset e shitjes me pakicë të kenë një hapje të pjesshme. Lidhur me këtë çështje, foli profesori Charalambos Gogos për mediat: “Ekziston një bazë për diskutim për të hapur bizneset e shitjes me pakicë, nga e hëna në kuptimin që nuk duket se ndikon shumë në këtë sistem operativ, pasi gjithsesi ka lëvizshmëri,” tha ai.