Tiranë- Pas 6 vitesh drejtor i Teatrit Eksperimental, Kiço Londo lë sot zyrtarisht detyrën.
Në një komunikim me artistët dhe gazetarët ai nuk e ka fshehur trishtimin për largimin, madje është shprehur se ndjehet sikur po e largojnë nga shtëpia e tij, siç e cilëson ai Teatrin Kombëtar Eksperimetal “Kujtim Spahivogli”.
“Ndihem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime. Bashkë kemi ndërtuar 10 salla në kryeqytet. Me dhemb! Unë s’jam drejtor, e s’kam qenë drejtor se drejtorët nuk janë si unë. Falënderoj artistët e publikun dhe të gjithë ata që më kanë zgjatur dorën në këtë transformim të jashtëzakonshëm. Ky teatër është pjesë e bukur dhe vijë ndarëse”,- tha ai.