Anëtari i Këshillit të Ankesave në KQZ, Ledio Braho, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit është ende objektivisht e pamundur. Ndonëse KQZ ka ngritur një komision pune si dhe është krijuar një hapësirë në e-albania për të bërë të mundur deklarimin e vendbaniveve të gjithë emigratët, në këto zgjedhje vota e tyre s’do mund të bëhet realitet.
“Vota e emigrantëve është dëshirë e të gjithëve, problemi s’është i KQZ por një problematikë që mbartet ndër vite. Ligji që bën regjistrimin e shtetasve shqiptarë jahstë është i 2016. Para dy muajsh ka dalë një vendim i Këshillit të Ministrave që shfuqizon të vjetrin. Procedura e regjistrimit përveç aplikimit në e albania ka dhe të tjera procedura.Në momentin që nuk ka një regjistër është e pamundur për komisionin rregullator. Objektivisht e pamundur vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit. Sepse nuk ka një regjistër për të treguar se kush është regjistruar ku. Sepse vota hidhet aty ku je regjistruar dhe jo ku banon”, tha ai.