Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e masave për mbrojtje nga COVID-19. Përmes një njoftimi për mediat, qeveria ka njoftuar se pas paralajmërimit të një dite më parë sot është vendosur ndryshimi i orës policore nga ora 20:00 sa është tani, deri në orën 21:00 ose 22:00, kjo do të bëhet për secilin kategorizim të komunave.
“Duke vepruar sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.