• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Leku i fortë zbuti inflacionin e importuar edhe në tremujorin e fundit të 2021

19/02/2022
in Ekonomi
0
Leku i fortë zbuti inflacionin e importuar edhe në tremujorin e fundit të 2021

Mbiçmimi i lekut në kursin e këmbimit me euron ka luajtur një rol në zbutjen e inflacionit të importuar nga jashtë edhe në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e çmimeve të huaja të mallrave u shpejtua më tej dhe arriti në 15.8% në tremujorin e fundit të vitit 2021. Por, nga ana tjetër, leku vijoi mbiçmimin në kursin nominal efektiv të këmbimit (KNEK). Ky tregues mat kursin e këmbimit të lekut kundrejt valutave të partnerëve kryesorë tregtarë të vendit. Mbiçmimi i KNEK në terma vjetorë rezultoi 4.9% në tremujorin e katërt të vitit 2021, në rritje nga niveli 3.3% i tremujorit të mëparshëm.

Forcimi i lekut e ka zbutur si rrjedhojë treguesin e presioneve të huaja inflacioniste në 10.9%. Ky tregues llogaritet si rritja vjetore e indeksit të çmimeve të huaja dhe indeksit KNEK për periudhën përkatëse. Pavarësisht amortizimit të pjesshëm nga kursi i këmbimit valutor, ky tregues përsëri është rritur nga niveli 9.3% i tremujorit të tretë. Rritja është transmetuar edhe në prirjen rritëse të inflacionit total përmes kanalit të komponentit të importuar të tij. Kontributi i inflacionit të importuar në tremujorin e fundit 2021 arriti në 46%, ndërsa një vit më parë kishte qenë 40%. Banka e Shqipërisë pret që presionet e huaja inflacioniste do të vijojnë të ushtrojnë presion rritës mbi inflacionin përgjatë të gjithë vitit 2022.

Nga analizat historike, Banka e Shqipërisë ka konstatuar se treguesi i presioneve të huaja inflacioniste i paraprin zhvillimet në komponentin e inflacionit të importuar me rreth 3-5 muaj. Rrjedhimisht, rritja e ndjeshme e tij në dy tremujorët e fundit të vitit 2021 pritet të sjellë një kontribut në rritje të inflacionit të importuar në pjesën e parë të këtij viti. Vala inflacioniste e muajve të fundit ka bërë që pritjet për inflacionin të rriten në tremujorin e katërt, sidomos mes konsumatorëve. Bazuar në vrojtimet e kryera nga Banka e Shqipërisë, rritja është më e dukshme për konsumatorët me 1.4 pikë përqindjeje krahasuar me një tremujor më parë. Tashmë, pritja mesatare mes konsumatorëve për inflacionin pas një viti ka kaluar nivelin e 6%. Ndërkohë, bizneset duket se janë ndikuar më pak nga vala inflacioniste në pritshmëritë e tyre. Në tremujorin IV 2021, pritja e bizneseve për inflacionin pas një viti është rritur me vetëm 0.1 pikë përqindjeje dhe ende ndodhet pak më poshtë se objektivi prej 3% i bankës qendrore. Edhe agjentët financiarë kanë rishikuar gjithashtu për lart inflacionin e pritur në të ardhmen. Ata presin që inflacioni pas një viti të jetë 2.7%, ose 0.5 pikë përqindje më shumë se pritjet e një tremujori më parë.

Rritja e fortë e çmimeve të lëndëve të para dhe produkteve ushqimore në tregjet botërore ka nisur të reflektohet në rritje të indeksit të çmimeve të konsumit në Shqipëri. Sipas Instat, në muajin janar inflacioni shënoi nivelin 3.7%, në të njëjtin nivel me dhjetorin 2021. Për momentin, inflacioni është ende më i ulët se në Eurozonë dhe një nga faktorët që e ka mbajtur në nivele disi më të ulëta se parashikimet duket se është pikërisht forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor. Veçanërisht në gjysmën e dytë të dhjetorit, leku shënoi një mbiçmim rekord në kursin e këmbimit me euron, që zbriti në nivelet më të ulëta që prej vitit 2007. Pas një rritje të lehtë në gjysmën e parë të janarit, euro ka zbritur sërish pranë kufirit të 121 lekëve.

Marrë nga Monitor.al

Tags: forcimi i lekurinflacion i importuarleku
Previous Post

Aktori i njohur, së shpejti një libër për jetën e tij

Next Post

Brad Pitt padit ish-bashkëshorten Angelina Jolie, për “shitje të pronës së përbashkët”

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Brad Pitt padit ish-bashkëshorten Angelina Jolie, për “shitje të pronës së përbashkët”

Brad Pitt padit ish-bashkëshorten Angelina Jolie, për “shitje të pronës së përbashkët”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.