• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Leku rifiton terrenin që humbi në tetor ndaj Euros, por Dollari arrin nivelin më të lartë në 16 muaj

18/11/2021
in Ekonomi
0
Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët

Leku u forcua në kursin e këmbimit valutor ndaj Euros për të nëntën ditë radhazi, duke rifituar pjesën më të madhe të terrenit që kishte humbur në gjysmën e dytë të tetorit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 121.71 lekë. Që nga data 4 nëntor, kur nis rënien, Euro ka humbur 1.16 pikë në kursin e këmbimit me lekun. Aktualisht, Euro ndodhet pranë niveleve të datës 20 tetor, kur pati nisur një cikël i mbiçmimit të shpejtë, i nxitur kryesisht nga kërkesa për nevoja të importit të energjisë elektrike, duke iu afruar 123 lekëve.

Por, megjithë shqetësimin për ndikimin që mund të jepte ky faktor në kursin e këmbimit valutor, për momentin ndikimi i tij është frenuar, madje leku i ka rifituar pozitat e mëparshme në më pak se një muaj.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, të pyetur nga “Monitor”, gjatë ditëve të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të ofertës së Euros në tregun e këmbimit valutor.

Në veçanti, ka qenë një bankë tregtare që ka kryer operacione të shitjes së Euros në vlerë të madhe, me shumë të ngjarë për nevojat e klientëve të vet. Më në përgjithësi, oferta e Euros në ekonomi dhe në tregun valutor, sipas agjentëve, ngelet e bollshme. Ata shprehen se Euro mund të kthehet sërish pranë nivelit të 121 lekëve, ku ndodhej në pjesën e parë të muajit Tetor. Megjithatë, ata mendojnë se pozitat e Euros në të ardhmen e afërt mund të jenë sërish të luhatshme, të ndikuara nga vlerat e larta të importit të energjisë elektrike, por edhe nga thellimi i deficitit tregtar, për shkak të shtrenjtimit të mallrave të konsumit. Presionet e larta inflacioniste nga jashtë priten të ngelen një faktor me ndikim në bilancin e llogarisë korente dhe në kursin e këmbimit valutor.

Një faktor që mund të ndikojë në kahun e kundërt është emetimi i radhës i Eurobondit. Pritet që brenda muajit Nëntor qeveria shqiptare të realizojë emetimin e radhës në trejget ndërkombëtare, për një vlerë prej 700 milionë Eurosh. Në pjesën më të madhe ky Eurobond do të përdoret për rifinancimin e borxheve të jashtme ekzistuese. Megjithatë, një pjesë e tij, rreth 70 milionë euro, do të shkojnë për financimin e deficitit buxhetor dhe do të rrisin në një masë të vogël ofertën për valutë në tregun e brendshëm.

Ndërkohë që fiton pikë ndaj Euros, Leku vazhdon të humbasë terren ndaj Dollarit Amerikan, që të mërkurën u këmbye me 107.58 lekë, niveli më i lartë që prej korrikut të vitit të kaluar. Megjithatë, sipas ekspertëve kursi i Dollarit dhe valutave të tjera nuk ndikohet shumë nga zhvillimet në tregun e brendshëm, por thjesht reflekton kursin e këtyre valutave në tregjet ndërkombëtare dhe sidomos raportet e këmbimit të tyre me Euron. Në muajt e fundit, Dollari është forcuar kundrejt Euros, i shtyrë sidomos nga inflacioni i lartë në SHBA dhe pritshmëritë për shtrëngim të politikës monetare të Rezervës Federale. Megjithëse pesha e Dollarit në ekonominë shqiptare dhe në bilancin tregtar të vendit ka rënë ndjeshëm, tërthorazi nënçmimi i Lekut ndaj valutës amerikane mund të ndikojë ndjeshëm çmimet e mallrave jetike, si karburantet apo gruri.


Marrë nga Monitor.al

Tags: dollarikursi i kembimitlek eurovaluta
Previous Post

Merkel: Vala e katërt e COVID po godet Gjermaninë me “fuqi të plotë”, situata është dramatike

Next Post

Linhart: Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet me BE-në në muajin dhjetor

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Linhart: Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet me BE-në në muajin dhjetor

Linhart: Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet me BE-në në muajin dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.