Shkodër- Një 23 vjeçar në Shkodër është vënë në pranga pasi iu gjetën drogë dhe armë të ftohta me vete.
Njoftohet se në pranga është vënë i riu R. L.,banues në lagjen “Skënderbeg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu po procedohet penalisht në gjendje të lirë, për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, 17-vjeçari R. Ç., gjithashtu banues në lagjen “Skënderbeg”.
Dy të rinjtë u ndaluan për kontroll në vendin e quajtur “Parrucë”, lagjja ‘’Qemal Stafa’’, ndërsa lëviznin me një mjet tip ‘’Benz’’, që drejtohej nga 23-vjeçari, kurse i mituri ishte pasagjer.
Në bagazhin e mjetit u gjend një shkop bejsbolli, ndërsa në sediljen e parë u gjet një shkop gome policie. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, 23-vjeçarit i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe 48 fishekë.