LEZHË– Analisti dhe pedagogu, Mark Markun është caktuar si drejtues politik i partisë Demokratike në Lezhë. Mark Marku ka qenë më parë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Lëvizje të tjera janë bërë së fundmi brenda Partise Demokratike. Gazment Bardhi eshtë caktuar në qarkun e Elbasanit dhe Edi Paloka në Durrës. Ndërsa në Vlorë, PD ka caktuar si drejtues të qarkut ish-kreun e KLSH-së, Bujar Leksaj, ndërsa Fierin PD –ja ia ka besuar ish-ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.