Malësi e Madhe- Kryedemokrati Lulzim Basha është pritur me flamuj blu dhe brohoritje në Malësi të Madhe.
Me të mbërritur, Basha u përshëndet nga një numër i konsiderueshëm mbështetësish që thërrisnin “Rama ik”.
Më herët gjatë ditës së sotme, kreu i PD ishte në Durrës ku u takua me përfaqësues të komuniteti të të ardhurve në këtë qytet ku edhe mbajti fjalim para simpatizantëve të Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se zgjidhja dhe ndryshimi për Shqipërinë do të vijë me votën e 25 prillit, ndërsa i bëri thirrje që të mos e shesin votën. Kryedemokrati u shpreh se Partia Demokratike do të konfiskojë pasuritë e qytetarëve të korruptuar.