• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Lleshaj: Asnjë shërbim online tek e-Albania nëse nuk keni këtë dokument. Ja procedura si emigrantët mund të deklarojnë adresën

04/12/2020
in Aktualitet
0
LLESHAJ TAKOHET NË PRISHTINË ME HOMOLOGUN VELIU: GRUPE TE PËRBASHKËTA PUNE PËR TË ZBATUAR MARRËVESHJET POLICORE

Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj tha se mbetet jetike thirrja për të nxituar për t’u pajisur me kartat e identitetit dhe theksoi se vlefshmëria e saj do kushtëzojë edhe një numër të madh shërbimesh për qytetarët, përmes portalit e Albania.

“Personat që kanë karta të pavlefshme, pavarësisht se mund të kenë një kartë dhe një numër personal identifikimi, nuk do të mund ta përfitojnë shërbimin”.

Ministri i bëri thirrje dhe emigrantëve shqiptarë që të aplikojne online dhe te vetedeklarojne adresat e tyre.

“Në mënyrë që të përfitoni shërbimet,  që të përfitoni dhe të drejtën për t’u regjistruar dhe për të marrë pjesë në votimet e ardhshme, për arsye se Kodi i ri Elektoral parashikon identifikimin elektronik, identifikimin biometrik. Dhe ky identifikim biometrik nuk mund të kryhet në qoftë se ju nuk keni në dispozicion një kartë të vlefshme identifikimi”, u shpreh ministri.

“Por e shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje jo vetëm qytetarëve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë, por edhe qytetarëve shqiptarë brenda Shqipërisë, që të kuptojnë mirë se një numër përherë e më i madh shërbimesh në Republikën e Shqipërisë, po ofrohet dhe do të ofrohet vetëm online.

Për t’u mundësuar pjesëmarrja dhe përfitimi nga këto shërbime është jetike pajisja me kartën e identitetit. Karta e identitetit është çelësi, që hap dyert për tek shërbimet. Në qoftë se ju mungon çelësi nuk mund t’i merrni shërbimet. Ndaj duhet të nxitoni për t’u pajisur me karta në të gjitha zyrat e aplikimit, të cilat janë shtuar tashmë, edhe si zyra, edhe si poste, dhe kushtet e aplikimit janë më të mirat e mundshme”, vijoi Lleshaj.

Drejtori i Sistemeve Informatike, Vangjush Stavro tregoi shërbimin e ri që eshte hedhur online, në bashkëpunim me AKSHI-n, DPGJC dhe e-Albania për deklarimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë.

Në fillim shtetasi duhet të identifikohet në e-Albania me kredencialet e tij. Pasi identifikohet, thjeshtë duhet të kërkojë për shërbimin përkatës: “Deklarimi i adresës jashtë vendit”.

Duke vendosur disa fjalë kyçe mund të dalë shërbimi – Deklarimi i adresës; shtypim butonin “Përdor” për të shfrytëzuar këtë shërbim; krijojmë një aplikim të ri. Siç do të shihni edhe vetë, shumë thjesht duhet të plotësojë shtetin ku banon, kodin postar, qytetin, rrugën dhe numrin e ndërtesës ku shtetasi banon.

Gjithashtu më poshtë mund të vendosë elementë shtesë, në qoftë se është për të gjetur adresën, – janë me zgjedhje shtetet. Më poshtë mund të zgjidhni edhe anëtarët e familjes, me të cilët ndodhet në adresë, kështu që adresa përditësohet për të gjithë anëtarët e familjes së tij, gjithmonë për ata që ka në certifikatën familjare. Ka edhe një seksion me “shënime” dhe në fund, gjë që është shumë e rëndësishme, – duhet të ngarkojë një foto, të një dokumenti, që vërteton adresën, që mund të jetë, psh., fatura e dritave, e ujit ose një kontratë qiraje.

Të gjitha këto të dhëna, në momentin që shtetasi shtyp butonin “dërgo” në fund, do të shkojnë pranë zyrës së gjendjes civile përkatëse, ku ky shtetas është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë.

Punonjësi do marrë njoftimin që i ka ardhur kjo kërkesë, do ta përpunojë, do shqyrtojë të dhënat dhe automatikisht i saktëson adresën shtetasit në Regjistër. Dhe ai ka adresën kryesore në Shqipëri, dhe adresën jashtë vendit.

Tags: albanewsprocedura e deklarimit te adresessander lleshaj
Previous Post

Shifra të larta në Kosovë/ 11 viktima nga Covid-19, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

Next Post

Infektohen 3 punonjëse, mbyllet përkohësisht Gjykata e Përmetit

Related Posts

Rrahu gruan me lopatë për xhelozi, arrestohet shqiptari në Itali

Rrahu gruan me lopatë për xhelozi, arrestohet shqiptari në Itali

25/01/2021
Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës

Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës

25/01/2021
I doli emri në përgjimet e Ndrangheta/ Flet “Niku” për italianët dhe lidhjet me Veliajn

I doli emri në përgjimet e Ndrangheta/ Flet “Niku” për italianët dhe lidhjet me Veliajn

25/01/2021
Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë

Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë

25/01/2021
U ekzekutua në pritë në Durrës! Zbulohet e shkuara e errët në Itali e Jetmir Bregut

U ekzekutua në pritë në Durrës! Zbulohet e shkuara e errët në Itali e Jetmir Bregut

25/01/2021
Zbulohet EMRI, kush është 27-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me 5 plumba në Greqi

Zbulohet EMRI, kush është 27-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me 5 plumba në Greqi

25/01/2021
Next Post
COVID-19

Infektohen 3 punonjëse, mbyllet përkohësisht Gjykata e Përmetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Rrahu gruan me lopatë për xhelozi, arrestohet shqiptari në Itali

Rrahu gruan me lopatë për xhelozi, arrestohet shqiptari në Itali

25/01/2021
Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës

Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës

25/01/2021
I doli emri në përgjimet e Ndrangheta/ Flet “Niku” për italianët dhe lidhjet me Veliajn

I doli emri në përgjimet e Ndrangheta/ Flet “Niku” për italianët dhe lidhjet me Veliajn

25/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.