Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një takim me gratë e LSI-së në njësinë administrative nr. 7 ka deklaruar se beteja e tyre nuk është thjehst të largojnë kryeministrin Edi Rama por të ardhmen e grave dhe të familjeve.
Këtu ajo është ndalur dhe te greva e naftëtarëve të Ballshit për të cilat tha se sot kanë deklaruar se do të dalin nga greva ndërsa akuzoi Ramën se i ka lënë 25 ditë në vuajtje për shkak të kokëfortësisë së tij
“Me gjithë këta fëmijë që shohim është detyrim dhe pëgjegjësi e jashtëzakonshme për secilën nga ne si nënë dhe grua, për mua dhe Klajdën edhe si politikane, por dhe për ju në këtë takim si aktiviste politike, por pse jo të mos jeni politikane.
Sot, ne përballemi me probleme shumë të mëdha, me çmimin e energjisë, ujit, taksë rruge, peme, gjelbërimi, ajri nuk di çfarë të them. Shqiptarëve iu janë shtuar taksa. Unë propozoj që mos themi më taksë uji, por taksë Rama, sepse pasuron çdo ditë xhepin e një individi të vetëm.
Sot, gratë naftëtare thanë se po dalim nga greva se do bashkëbisedojnë me kryeministrin. Në 25 ditë ai i la gratë e Ballshit të vuanin të shkojnë nëpër spitale, duhet t’i linte këto gra vetëm për shkak të kokëfortësisë së tij 25 ditë në grevë urie. Duhet të linte familjet e naftëtarëve për 20 muaj pa paguar rroga, kur këto para mjafton vetëm dy ditëtë ulte çmimin e naftës”, tha ajo.