• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

ZVARRITJA E HETIMEVE PËR DEPUTETIN ERVIN BUSHATI / PD LETËR SPAK: DREJTËSIA E PAAFTË TË NDËSHKOJË ZYRTARËT QË FSHEHIN PASURITË

08/11/2020
in Aktualitet, Politikë
0
ZVARRITJA E HETIMEVE PËR DEPUTETIN ERVIN BUSHATI  / PD LETËR SPAK: DREJTËSIA E PAAFTË TË NDËSHKOJË ZYRTARËT QË FSHEHIN PASURITË

Pas kërkesës  drejtuar kryeprokurorit çelaj,  për zvarritjen e verifikimit për të kaluarën kriminale të dy kryebashkiakëve të Vaut të Dejës dhe te Mallakastrës, Partia Demokratike kwtw herw  i kërkoi SPAK-ut arsye përse po zvarrit hetimin pwr  deputetit të PS Ervin Bushati. Partia Demokratike  e kallëzoi deputetin Bushati,  2 vjet më parë për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, por deri tani nuk ka asnjë rezultat. Bëhet fjalë për mosdekalrimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të tij, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

“Mosveprimi nga ana e organit të prokurorisë me këtë çështje është një tjetër tregues që drejtësia shqiptare është e paaftë të sigurojë ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, duke zvarritur hetimet për më shumë se 2 vjet.

 PD kërkon nga SPAK të ndërmarrë 3 veprime të shpejta:

1.        Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal për Ervin Bushatin

2.        Datën e regjistrimit të çështjes nga SPAK dhe veprimet hetimore të kryera deri më sot

3.        Informacion mbi arsyet e zvarritjes së hetimit të kësaj çështje.

Aktualisht, Ervin Bsuhati  është promovuar si një nga drejtuesit e fushatës së Partisw Sociliste  për Tiranën. Pwr partinw Demorkatike zvarritja e hetimeve si për dekriminalizimimin dhe për zyrtarët  e politikanët e korruptuar është një nga shqetësimet kryesore.

LETRA E PLOTË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI PËR DREJTUESIN E SPAK, ARBEN KRAJA

I nderuar z. Prokuror,

Më 2 Tetor 2018, Partia Demokratike e Shqipërisë, ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një kallëzim penal për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 190 dhe 257/a i Kodit Penal, ndaj shtetasit Ervin Bushati, me funksion “deputet i Kuvendit të Shqipërisë”.

Gjatë gjithë periudhës së deklarimit 2014-2018, deputeti Ervin Bushati, rezulton se nuk ka deklaruar 7 pasuri të paluajtshme në emër të tij, duke bërë deklarim të rremë të pasurisë, nëpërmjet mospasqyrtimit në Deklaratat e Pasurisë. Konkretisht, rezulton se ai nuk ka deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë:

1. Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017. 

2. Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.

3. Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 25.07.2014. 

4. Një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016. 

5. Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016. 

6. Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, në Sarandë, e regjistruar më 17.07.2014. 

7. Një garazh me sipërfaqe 42 m2, në Sarandë.

Më datë 30.06.2020, pas një kërkese për informacion nga ana jonë, njoftohemi se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pasi ka regjistruar çështjen penale nr. 2524, datë 01.04.2019, ka shpallur moskompetencën dhe ia ka kaluar aktet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke qenë se shtetasi Ervin Bushati, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe është subjekt hetimi nga SPAK.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 vite nga depozitimi i kallëzimit nga ana jonë, dhe rreth 6 muaj që çështja i është përcjell për hetim SPAK, ende organi i prokurorisë nuk ka përfunduar hetimet dhe nuk ka marrë të pandehur deputetin Ervin Bushati për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 190 dhe 257/a i Kodit Penal.

Mosveprimi nga ana e organit të prokurorisë me këtë çështje është një tjetër tregues që drejtësia shqiptare është e paaftë të sigurojë ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, duke zvarritur hetimet për më shumë se 2 vjet.

Duke qenë se në cilësinë e kallëzuesit nuk kemi asnjë informacion në lidhje me gjendjen e këtij procedimi penal, dhe faktit se ka kaluar një kohë e gjatë nga fillimi i hetimeve, në mbështetje të nenit 110 të K.Pr.Penale, ku parashikohet se: “Palët dhe përfaqësuesit e tyre kanë të drejtë, në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit, të paraqesin memorie dhe kërkesa me shkrim”,

KËRKOJMË:

1. Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal, lidhur me kallëzimin Nr. 13118 të vitit 2018 kundër shtetasit Ervin Bushati, të dërguar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

2. Datën në të cilën kjo çështje është regjistruar pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe veprimet hetimore që janë kryer nga ai moment e deri më sot nga ana juaj.

3. Informacion mbi arsyet e zvarritjes së hetimit të kësaj çështje, e cila nuk paraqet asnjë kompleksitet që dikton vonesën 2 vjeçare për të përfunduar hetimet nga ana e organit të prokurorisë.

Mbetemi në pritje të përgjigjes tuaj sipas ligjit.

KALLËZUESI:

GAZMENT BARDHI

Sekretar i Përgjithshëm

Partia Demokratike e Shqipërisë

Tags: dekriminalizmiervin bushatipd leter spakspak
Previous Post

PANDEMIA JASHTË KONTROLLIT! TË INFEKTUARIT “SHTROHEN” NË AMBULNCA / TETË AMBULANCA SHËRBEJNË PËR PACIENTËT NË OBORRIN E SPITALIT (foto+video)

Next Post

“LSI PARTI E GRAVE DHE E RINISË” / BETEJA JONË JO THJESHT PËR TË LARGUAR RAMËN, POR PËR TË ARDHMEN

Related Posts

Zbardhen emrat e 3 viktimave dhe shoferit, në aksidentin e rëndë në Kashar. Lidhja mes tyre

FOTO TË RËNDA/ Aksidenti i tmerrshëm me tre viktima në Tiranë, policia arreston shoferin 27-vjeçar

05/03/2021
Basha për Ramën: Keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë!

Basha citon Eurostat: Shqipëria e fundit në Evropë për të ardhurat për frymë

05/03/2021
Pas Najada Çomos, Rama fton Luljeta Bozon të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit

Pas Najada Çomos, Rama fton Luljeta Bozon të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit

05/03/2021
Tjetër humbje/ Covid-19 i merr jetën mësuesit të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë

Tjetër humbje/ Covid-19 i merr jetën mësuesit të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë

05/03/2021
Zbardhen emrat e 3 viktimave dhe shoferit, në aksidentin e rëndë në Kashar. Lidhja mes tyre

Zbardhen emrat e 3 viktimave dhe shoferit, në aksidentin e rëndë në Kashar. Lidhja mes tyre

05/03/2021
E rëndë! Makina del nga rruga, humbin jetën tre pasagjerët, shoferi në gjendje të rëndë

E rëndë! Makina del nga rruga, humbin jetën tre pasagjerët, shoferi në gjendje të rëndë

05/03/2021
Next Post
“LSI PARTI E GRAVE DHE E RINISË” / BETEJA JONË JO THJESHT PËR TË LARGUAR RAMËN, POR PËR TË ARDHMEN

“LSI PARTI E GRAVE DHE E RINISË” / BETEJA JONË JO THJESHT PËR TË LARGUAR RAMËN, POR PËR TË ARDHMEN

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ulet avioni i parë në pistën e Aeroportit të Kukësit, Balluku: Ditë e shënuar!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zyra e deputetit Vullnet Sinaj/ Rasti i veçantë që mori zgjidhje falë juristëve të zyrës në Vlorë: Shkolla merr emrin e patriotit të vendit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes: Bashkimi PD-LSI sinjali më i fortë për të nisur një pranverë të re

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Zbardhen emrat e 3 viktimave dhe shoferit, në aksidentin e rëndë në Kashar. Lidhja mes tyre

FOTO TË RËNDA/ Aksidenti i tmerrshëm me tre viktima në Tiranë, policia arreston shoferin 27-vjeçar

05/03/2021
Basha për Ramën: Keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë!

Basha citon Eurostat: Shqipëria e fundit në Evropë për të ardhurat për frymë

05/03/2021
Pas Najada Çomos, Rama fton Luljeta Bozon të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit

Pas Najada Çomos, Rama fton Luljeta Bozon të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit

05/03/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.