Nga Secunder Kermani, BBC
Luftëtarët talebanë që kemi takuar ndodhen vetëm 30 minuta larg njërit prej qyteteve më të mëdha të Afganistanit, Mazar-i-Sharif. “Ghanimat” ose plaçkat e luftës që ata po tregojnë përfshijnë një Humvee, dy furgona dhe një mori mitralozësh të fuqishëm.
Ainuddin, një ish-student i një shkollës fetare, i cili tani është një komandant ushtarak, qëndron në qendër të një turme të armatosurish. Kryengritësit kanë marrë në kontroll vendin pas tërheqjes së trupavendërkombëtare. Dhjetëra mijëra afganë të zakonshëm u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre – qindra janë vrarë ose plagosur javët e fundit, raporton abcnews.al
Secunder Kermani, një gazetar britanik i cili është korrespondent i BBC në Pakistan dhe Afganistan e pyet Ainuddin se si mund ta justifikojë dhunën, duke pasur parasysh dhimbjen që po u shkakton njerëzve për të cilët ai pretendon se lufton në emër të tyre.
“Është luftë, kështu që njerëzit do të vdesin,” përgjigjet ai me gjakftohtësi, duke shtuar se grupi po përpiqet të bëjë çmos “të mos prekë civilët”. Theksoj se talebanët janë ata që kanë filluar luftimet. “Jo”, ia kthen ai. “Ne kishim një qeveri dhe ajo u rrënua. Amerikanët filluan luftimet.”
“Ata nuk heqin dorë nga kultura perëndimore … kështu që ne duhet t’i vrasim ata,” tha ai për “qeverinë ” në Kabul.
Menjëherë pasi mbarojmë së foluri dëgjojmë zhurmën e helikopterëve mbi ne. Humvee dhe luftëtarët talebanë shpërndahen. Ky është një kërcënim i vazhdueshëm që ushtria afgane paraqet për kryengritësit dhe se beteja është ende larg përfundimit.
Ne jemi në Balkh, një nga qytetet më të lashta, që mendohet të jetë vendlindja e një prej poetëve mistikë më të famshëm të Islamit, Jalaluddin Rumi. Ne ishim këtu në fillim të këtij viti , kur vendi ishte ende nën kontrollin e qeverisë, por fshatrat e largëta ishin në kontroll të talebanëve.
Tani është një nga rreth 200 rrethinat që janë në kontroll nga militantët në këtë ofensivë të fundit.
Një zyrtar i lartë taleban tha se fokusi në veri ishte i qëllimshëm – jo vetëm sepse rajoni ka treguar tradicionalisht rezistencë të fortë anti -talebanëve, por edhe sepse është më i larmishëm.
Pavarësisht se udhëheqja e saj kryesore ishte e dominuar shumë nga anëtarët e shumicës Pashtun, zyrtari tha se talebanët përfshinin edhe etni të tjera. Haji Hekmat, një udhëheqës taleban dhe mikpritësi ynë në Balkh, ka treguar sesi është jeta e përditshme.
Pazari është i mbushur me njerëz, me meshkuj dhe femra.
Sipas burimeve lokale gratë lejoheshin të merrnin pjesë vetëm me një shoqërues mashkull. Diku tjetër komandantët talebanë thuhet se kanë qenë shumë më të rreptë. Sidoqoftë, të gjitha gratë që ne shohim janë të veshura me burka, duke mbuluar flokët dhe fytyrën e tyre, raporton abcnews.al
Haji Hekmat tha se askush nuk po “detyrohet” dhe se talebanët thjesht “predikojnë” se kështu duhet të vishen gratë.
Gjithashtu shoferët e taksive e kanë të ndaluar të çojnë gratë në qytet nëse nuk është e mbuluar plotësisht. Një ditë pasi largohemi, një grua ishte vrarë për shkak të veshjes. Haji Hekmat, megjithatë, hedh poshtë pretendimet se talebanët ishin përgjegjës.
Shumë nga pazari shprehin mbështetjen e tyre për grupin dhe mirënjohjen ndaj tyre për përmirësimin e sigurisë. Por me luftëtarët talebanë që na shoqërojnë gjatë gjithë kohës, është e vështirë të dihet se çfarë mendojnë vërtet banorët.
Pikëpamjet e ashpra të grupit janë nganjëherë në harmoni me afganët më konservatorë, por talebanët tani po bëjnë presion për kontrollin e një numri të qyteteve më të mëdha.
Konflikti afgan 2001-2021
Në hijen e Xhamisë Blu të Mazar-e-Sharif, burra dhe gra shëtitën javën e kaluar në një atmosferë që dukej më e qetë.
Qeveria ka ende nën kontroll qytetin dhe pothuajse të gjithë ata me të cilët fola shprehën shqetësimin se çfarë do të thotë ringjallja e talebanëve, veçanërisht për “liritë” me të cilat janë rritur brezat e rinj.
Por përsëri në rrethin e Balkh, talebanët kanë marrë në kontroll të gjitha ndërtesat zyrtare në qytet, në një kompleks të madh policie, të braktisur tashmë. Dikur ishte selia e një rivali të ashpër, shefit të policisë lokale, dhe u shkatërrua pjesërisht nga një bombë e militantëve ndërsa luftonin për kontrollin e zonës.
Guvernatori i taleban, Abdullah Manzoor, është i buzëqeshur kur flet për operacionin. Lufta këtu, si në shumë vende në Afganistan, është personale dhe ideologjike. Disa gjëra nuk kanë ndryshuar që nga marrja nën kontroll e talebanëve; Personat që pastrojnë rrugët janë të veshur me ngjyrë portokalli ndërkohë që kërkojnë punë ashtu si edhe disa burokratë.
Ata mbikëqyren nga një kryebashkiak taleban i sapo emëruar, i ulur në një tavolinë të gjerë prej druri, me një flamur të vogël të bardhë të vendosur në një cep.
Ai dikur ka qenë përgjegjës për furnizimet me municion, por tani për taksat . Kalimi nga jeta ushtarake në atë civile është një punë në progres. Në stacionin lokal, ata alternonin muzikën islame dhe hitet popullore.
Tani janë vetëm thirrje fetare. Haji Hekmat tha se ata e ndaluan muzikën që promovon “vulgaritetin” të dëgjohet në publik, por këmbëngul se individët ende mund të dëgjojnë atë që duan.