Tregu i zi i basteve sportive po lulëzon online. Ky lloj biznesi i ri i paligjshëm po lulëzon me shpejtësi marramendëse në Shqipëri, Kosovë. Agjencitë përgjegjëse, ndihen të pafuqishme për të ndërprerë këtë aktivitet në rritje, që gjen skema të reja për të mbijetuar. Ndërsa kompanitë e basteve arkëtonin çdo vit rreth 35 milionë euro në buxhetin e shtetit në formën e taskave dhe tatimeve, aktualisht i gjithë aktiviteti është zhvendosur në të zezë.
I ftuar në emisionin ‘Ekonomi Plus’ në SyrI Tv, Klodian Muço dëshmoi për moderatoren Klaudja Karabolli se mbyllja e këtyre basteve nuk ishte zgjidhja qmë e mirë, madje ai e konsideroi si një lëvizje të gabuar për të gjithë personat që tashmë janë të varur nga kjo ‘sëmundje’.
“Mbyllja nuk zgjidhi gjë, vetëm hoqi paratë nga këto aktivitete në aktivitete të tjera, kjo gjë sa i shtoi problemet. Mbyllja e një qendre nuk e zgjidh problemin e varësisë. Të rinjtë nën varësinë e lojrave të fatit nuk patën mundësinë të shërohen nga kjo ‘sëmundje’. Sa më shumë rritet kriza ekonomike, aq më shumë rritet kërkesa e këtyre hapsirave.”
Sipas tij,mbyllja e kazinove solli ativitetin online në mënyrë ilegale, e cila ka pasoja negative.
“Mbyllja e menjëhershme nuk ishte zgjidhje, ndaj tani po nis rihapja e tyre por në mënyrë të ngadaltë. Zgjidhja më e mirë do të ishte hapja e tyr enë mënyrë të kontrolluar. Por fitimet nga të tilla aktivitete duhej të shërbente për kurimin e të rinjve të vendit. “