Maqedoni e Veriut- Sot nis zyrtarisht fushata e vaksinimit anti-COVID në Maqedoninë e Veriut. Të parët që do të marrin dozën e parë të Pfizer do të jenë personeli mjekësor.
Personi i parë që mori dozën ishte Dobrinka Naunova-Jovanovska, një mjeke në qendrën kryesore COVID-19 në Shkup e cila u shpreh se ndihej mirë pas injektimit.
Maqedonia e Veriut mori një grup të parë me më shumë se 4,500 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech gjatë fundjavës në një donacion nga Serbia fqinje.