• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Marrëveshja për vaksinën shpallet sekret tregtar

14/01/2021
in Aktualitet
0
Marrëveshja për vaksinën shpallet sekret tregtar

Qeveria e Shqipërisë bën të ditur në një akt normativ se kompania Pfizer e vaksinës kundër COVID-19 ka kërkuar që t’i mbrohet sekreti tregtar dhe se për këtë arsye, marrëveshja për blerjen e vaksinave, si sa i përket çmimit ashtu edhe për afatet e dorëzimit, do t’u mbahet e fshehtë shqiptarëve.

Qeveria shqiptare miratoi me një akt normativ një marrëveshje sekrete me kompaninë Pfizer Export BV për blerjen e një sasie të vaksinës kundër COVID-19 por në aktin normativ të publikuar në fletoren zyrtare deklarohet se kompania ka kërkuar që kontrata, përfshirë çmimin, sasinë dhe afatet e dorëzimit, të mos bëhet publike.

“Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publi, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Export BV nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare,” shkruhet në aktin normativ, i cili ngarkon edhe institucionet e përfshira në proces që të “mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur” me këtë akt normativ.

Pfizer ka kërkuar nga shumë vende që çmimi i shitjes të mos bëhet publik ndërsa vaksina anti-covid pritet t’i sigurojë asaj dhjetëramiliardë euro të ardhura përgjatë pak viteve.

Në Belgjikë Pfizer u ankua dhjetorin e kaluar se një politikane vendëse publikoi çmimin me të cilën qeveria e Belgjikës kishte rënë dakord të blinte pesë milionë doza. Sipas një lajmi të Reuters, çmimi i paguar nga Belgjika ishte 12 euro për dozë. Ndryshe nga Belgjika, sipas Reuters, çmimi që Bashkimi Europian ka pranuar të paguajë 15.5 euro për dozë.

Shqipëria nisi procesin e vaksinimit disa ditë më parë me një sasi të vogël vaksinash që po përdoren për stafet mjekësore të spitaleve COVID-19. Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë kanë refuzuar të deklarojnë se si arritën të sigurojnë sasitë e parë prej rreth 1000 vaksinash apo çmimin e paguar.

Tags: covidmarrveshja me pfizervaksina
Previous Post

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për katër viktima

Next Post

Pacientët nga rrethet e paguajnë shtrenjtë betejën familjare me COVID-19

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Pacientët nga rrethet e paguajnë shtrenjtë betejën familjare me COVID-19

Pacientët nga rrethet e paguajnë shtrenjtë betejën familjare me COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.