Turqi- Qeveria turke ka njoftuar se nga dita e premte do nis zbatimi i masave të reja anti- COVID.
Për shkak të numrit të lartë të të prekurve dhe viktimave nga COVID-19, qeveria ka vendosur fashën e orareve për qendrat tregtare, restorantet dhe kafenetë, 07:00 deri në rën 17:00, fashë që do të lejojë hapjen e biznesit, pas kësaj ore çdo gjë do të jetë e mbyllur.
Duke nisur nga kjo fundjavë vendi do të jetë në izolim duke përjashtuar rastet e punëve dhe emergjencave shëndetësore.
Kinematë do të mbyllen deri në fund të vitit, ndërsa shkollat fillore do të kalojnë në mësimin në distancë.
“Ne po përballemi me një situatë serioze. Numri i rasteve dhe vdekjeve kanë arritur një nivel serioz, duke filluar me Stambollin, kështu që ne duhet të jemi më të kujdesshëm”, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ditën e martë Turqia raportoi 103 vdekje në 24 orë, shifra më e lartë që nag 25 prilli.