Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS-së. Edi Rama pas debateve të forta ka “vulosur” listën me 140 kandidatët për deputetë. Krisjet e forta brenda selisë kanë ndryshuar edhe skenarin e kreut të qeverisë.
Në fjalën e tij në 18:30, Edi Rama tha se në fund të mbledhjes emrat do të lexoheshin nga drejtuesi politik në cdo qark përkatës. Por pakënaqësitë e forta duket se e ndryshuan skenarin.
Pak më parë u raportua se pati një debat të fortë për pozicionin në listë të Fatmir Xhafajt dhe Pandeli Majkos.
Kjo duket se është reflektuar te ndryshimi i skenarit dhe si përfundim nuk do të jenë drejtuesit e qarqeve, por kreu i grupit Taulant Balla që do të lexojë emrat që do të depozitohen në KQZ.