Qytetarët që kanë dalë në shesh në mbështetje të Partisë Demokratike, nuk kanë frikë nga Covid-19. Përpara kamerave ata janë shprehur se e kanë kaluar virusin dhe se e vetmja gjë që duan është që të largohet Edi Rama.
“Nuk kemi frikë, vetëm të na shporret Rama,”- thotë njëri prej tyre.
“Jo, së pari e kemi kaluar Covid-19, euforia për fitore është mjaft e madhe,”- thotë një tjetër.
Ndërkohë kryetari i PD Lulzim Basha ka mbërritur në Sheshin Nënë Tereza.