• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Mbetjet në Durrës, qeveria do të japë mbështetje financiare për menaxhimin

18/07/2021
in Ekonomi, Sociale
0
Mbetjet në Durrës, qeveria do të japë mbështetje financiare për menaxhimin

Pamjet kaotike të mbetjeve që po shoqërojnë Durrësin në këtë sezon veror duket se do të zgjasin deri në momentin që Bashkia dhe Ministria e Turizmit të kenë në duar studimin për alternativën më të mirë të zgjidhjes së këtij problem.

Qeveria në mbledhjen e fundit të saj miratoi një vendim ku pranon se do të mbështesë financiarisht bashkitë pjesë e qarkut Durrës sapo të dërgohet pranë saj kërkesa.

Në pikën 1 të këtij vendimi nënvizohet që bashkitë e Qarkut të Durrësit të marrin masa të menjëhershme për gjetjen e zgjidhjeve për menaxhimin/trajtimin e mbetjeve urbane në këtë qark, duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve.

“ Pas studimit të tregut dhe gjetjes së zgjidhjeve më të mira financiare për trajtimin e mbetjeve urbane, në përputhje me standardet e menaxhimit të integruar të mbetjeve, nëse efektet financiare të zgjidhjes janë të pamjaftueshme për t’u përballuar nga buxheti i bashkisë përkatëse të Qarkut të Durrësit, bashkia i drejtohet ministrisë përgjegjëse për financat, me qëllim mbulimin e diferencës së efekteve financiare të kërkuara.

Pas dërgimit të kërkesës financiare, autoritetet propozuese të këtij akti i propozojnë Këshillit të Ministrave miratimin e mbështetjes financiare për bashkitë e përfshira në Qarkun e Durrësit, në përputhje me instrumentet e parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, bashkitë e Qarkut të Durrësit, këshilli i qarkut përkatës dhe prefekti i Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi” thuhet në vendim.

Alternativat sipas Bashkisë së Durrësit.

Durrësi përpunon mesatarisht 75 mijë ton mbetje në vit.

Më herët Bashkia Durrësit në një reagim për “Monitor” konfirmoi se aktualisht është duke  u kryer një studim për të gjetur alternativën më të mirë sa i takon menaxhimit dhe kjo në kontekstin financiar.

Në zbatim te Vendimit të  Këshillit Kombëtar të Territorit nr.01, datë 13.01.2020 “Për miratimin e Planit Kombëtar Sektorial për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta” Këshilli i qarkut Durrës na përcjell studimin  “Analizimi i opsioneve për menaxhimin e mbetjeve në Qarkun Durrës” me alternativat për zgjidhje të problematikës së mbetjeve, përcjellë nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUMI) në kuadër të programit “Menaxhim i qëndrueshëm dhe miqësor në sektorin e mbetjeve” financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim KFË dhe Konsulenti “p2mberlin & Enviroplan”.

Ky  studim i është paraqitur Komitetit Të menaxhimit të Integruar të Mbetjeve nga AKUMI Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve ku na jepen dhe alternativat për zgjidhjen e situatës. Në këtë studim paraqiteshin 3 alternativa. Në alternativën e parë ku pika është në Durrës si zonë më vete dhe me sistem me tre kosha duhet një investim 50.7 milionë euro për një afat 25 vjet. Tarifa portes në këtë rast është 52.64 euro/ton. Në alternativën e dytë ku mbetjet dërgohen në Tiranë me sistem me dy kosha investimi total është 5.5 milionë euro dhe tarifa portes është 40.57 euro/vit. Në skenarin 3 dërgim në Tiranë por duke trajtuar më parë mbetjet e riciklueshme sistemi 2 kosha  investimi është 7.4 milionë euro dhe tarifa portes 57.1 euro/ton. 

Aktualisht Bashkia e Durrësit. me anë të ndihmës së pushtetit qendror, kryen realizimin e mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës, pa kosto deri në përfundimin e zgjidhjes së kësaj problematike nga pushteti qendror, i cili do të asistojë dhe me mbështetje financiare për aplikimin e këtij studimi.

Marrë nga Monitor.al

Tags: mbeshtetje financiarembetjet ne durrestrajtimi i mbetjeve urbane
Previous Post

WhatsApp pa celular? Aplikacioni do të mund të përdoret edhe kur telefoni është fikur

Next Post

La Liga ngrin Barçën: “Nuk ka mundësi për të firmosur me Messin”

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Next Post
La Liga ngrin Barçën: “Nuk ka mundësi për të firmosur me Messin”

La Liga ngrin Barçën: “Nuk ka mundësi për të firmosur me Messin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.