Kosova po përballet me shifra në rritje të rasteve me COVID-19. Aktualisht aktive me koronavirus janë mbi 10 mijë raste. Të premten u shënuan rreth 1 mijë raste të reja, ndërsa 13 pacientë vdiqën si pasojë e infektimit me Covid-19.
Numri total i vdekjeve nga koronavirusi deri më tani ka arritur në 798, ndërsa është rritur në 10, 191 numri i rasteve aktive. 16, 862 pacientë janë shëruar, ndërsa deri më tani numri total i rasteve pozitive është 27,851 raste nga 115,794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115, 794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 798 raste të vdekjes.