TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00. Në seancën e sotme, pika kryesore e ditës është miratimi I buxhetit për vitin 2021 të cilin Presidenti Ilir Meta e ktheu sërish për diskutim. Sipas Kreut të Shtetit ky buxhet nuk është realist dhe nuk mbron qytetarët. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të maxhorancës kanë deklaruar se ky buxhet ka prioritet shëndetësinë dhe pandeminë.
Njoftimi zyrtar:
Seancë plenare PUBLIKE
E enjte, 17 dhjetor 2020, ora 10.00
Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhrit nr. 64, datë 15.12.2020 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
Miratim i procesverbalit të seancës plenare të datës 3.12.2020 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
Njoftim i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””. (2 nisma: 1 Këshilli i Ministrave/1 deputetja Klotilda Bushka) (Neni 81, pika 2 e Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim, 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit). Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. (3 nisma: 1 Këshilli i Ministrave/2 deputet: nisma e deputetit Adnor Shameti dhe nisma e deputeteve Eglantina Gjermeni Klotilda Bushka) (Neni 81 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim, 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit). Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. (Neni 81 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim, 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit). Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””. (Neni 81 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim, 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit). Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 60/2016, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim). Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 74/2014 “Për armët”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim). Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare. Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
Projektligj “Për regjimin fiskal në sektorin hidrokarbur”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim). Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
Projektligj “Regjistri Qendror i Llogarive Bankare”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim). Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian. Diskutime. Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
Projektligj “Për ndryshimet klimatike”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim). Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare. Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
Projektligj “Për faljen e detyrimeve të ushtarakëve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore, të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim). Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës,
Bankës së Shqipërisë, si agjent për huamarrësin, dhe Bashkimit Evropian, si huadhënës, për ndihmën makrofinanciare për Shqipërinë”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Malit të Zi, përfaqësuar nga Zyra e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme. Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare. Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim). Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme. Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare. Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2019”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim). Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme. Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare. Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11811, datë 5.11.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 126/2020, “Për metrologjinë”. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.) Koha e votimit
Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.866, datë 11.12.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.) Koha e votimit
Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”. (Neni 125, pika 2, të Kushtetutës dhe të nenit 7/c të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, votim i fshehtë, nenet 55, 60 dhe 111 Rregullore Kuvendi) Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).