PRISHTINË- Votimi për zgjedhjet lokale të mbajtura sot në Kosovë, i nisur më 07:00 të mëngjesit është mbyllur zyrtarisht. Rezultati paraprak i votimeve pritet që të dalë sonte. 166 kandidatë morën pjesë në këto zgjedhje për postin e kryetarëve të komunave, 152 burra dhe 14 gra.
Deri tani, raportohet se vetëm 26.89% e qytetarëve të Kosovës kanë marrë pjesë në votime, që përbëjnë 506.997 qytetarë. Më të përfshirët në votime kanë qenë komunat me shumivë serbe.