Tiranë- Imzot Fredo ka reaguar lidhur me vendimin e Komitetit të Ekspertëve pë ndryshimin e orës policore nga ora 22:00 në orën 20:30.
Kisha Katolike i ka drejtuar një letër ministres së Shëndetësisë, ku i shpreh se organizimi i kremtimit të Krishtlindjeve ishte bërë gati dhe ky vendim ka qenë i nxituar dhe diskriminues.
NJOFTIMI I KISHES KATOLIKE
Për dijeni: Znj. Ogerta Manastirlliu
Nunciaturës Apostolike në Shqipëri
Tiranë 21 dhjetor 2020
E Nderuar Zonja Rakacolli,
U njohëm me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve të drejtuar prej jush, rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjes.
Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.
Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit netën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjtem në orën 20.00.
Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë.
Duke ju uruar punë të mbarë ju përshëndes,
me nderime
George Frendo O.P.
Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë
___________________________________
Znj. Mira RAKACOLLI
Kryetare e komitetit të ekspertëve antiCOVID