Me flamurin e BE në arkivol, i jepet lamtumira e fundit presidentit të Parlamentit Europian David Sassoli , në Santa Maria degli Angeli. Të pranishëm ishin zyrtarë të lartë europianë.
Në funeralin shtetëror ishin gjithashtu kryeministri italian Mario Draghi, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, si edhe presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel.
Sassoli humbi jetën në moshën 65-vjeçare, ai ishte i shtruar në spital që nga 26 dhjetori, pasi kishte probleme shëndetësore të sistemit imunitar. Sakaq rreth 600 persona nga Shtabi i Policisë së Romës u angazhuan për të garantuar rendin publik sipas protokollit të përcaktuar.