10 persona humbën jetën nga një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, pasi autobusi me targa të Kosovës ku po udhëtonin pasagjerët nga Frankfurti në drejtim të Prishtinës doli nga rruga.
Drejtori i spitalit në Kroaci ku janë shtruar të plagosurit u shpreh për mediat se deri tani janë 45 pasagjerë të lënduar, 8 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.
Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiç u shpreh se ky ishte aksidenti më i rëndë që kishte parë.
“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë.
Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha ai. Shqiptarët nga Kosova po ktheheshin nga Gjermania, por udhëtimi i tyre mëngjesin e sotëm u pre në mes.