Mediat greke bëjnë me dije, se projektligji i cili do të votohet i pari për 2021 në parlament është ai i zgjerimit me 12 milje në detin Jon.
Mediat greke bëjnë me dije, se projektligji i cili do të votohet i pari për 2021 në parlament është ai i zgjerimit me 12 milje në detin Jon.
Kjo nënkupton që projektligji përkatës do të jetë i pari që do të prezantohet për diskutim dhe votim më datë 11 janar, në mbledhjen e parë të parlamentit për këtë vit.
Sipas mediave greke e gjithë kjo është një mesazh i fortë për Ankaranë.
Ditën e Krishtlindjeve në Greqi është miratuat dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro.
Pas qarkullimit të kësaj deklarate kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias kanw zhvilluar një takim ku kane diskutuar dhe rënë dakord se kjo çështje duhet të zgjidhet në Gjykatën e Lartë të Hagës.
Sigurisht që një gjë e tille ka sjellë kundërshtime të forta nga figura politike të ndryshme, por këtë do ta zgjidhi drejtësia.