Kourtney Kardashian dhe Megan Fox zgjodhën të pozonin topless për të reklamuar koleksionin e ri të “Skims Cotton”, linjën e të brendshmeve të Kim Kardashian. Në disa prej imazheve të shkrepura, zeshkanet seksi shfaqen të veshura vetëm me tanga të zeza, teksa gjoksin e mbulojnë me duar.
Tek fotografitë e tjera, dyshja shfaqen të shtrira, duke pozuar pranë njëra-tjetrës, me flokë të lëshuara dhe me make up profesional, shkruan “Page Six”. Por pozat seksi nuk përfundojnë me kaq.
Vajzat pozuan edhe në këmbë, gjatë kohës që kafshonin një mollë të kuqe me sy mbyllur. Ato shihen duke qëndruar trup më trup dhe duke u prekur me duar. Pas mollës, vajzat me forma trupore pothuajse perfekte, pozuan të ulura, ku Kourtney mbante në dorë një pjatë me qershi dhe “ushqente” Megan.
“Më pëlqeu që isha pjesë e kësaj fushate me Kourtney-n, u argëtuam shumë duke xhiruar së bashku”,- tha Megan Fox, ndërsa Kourtney shtoi: “Kam kaluar kohën më të mirë me Megan në këtë fushatë”.
Kourtney dhe Megan u afruan shumë me njëra-tjetrën edhe falë shoqërisë që kanë partnerët e tyre. Travis Barker bashkë me Kourtney-n, si dhe Machine Gun Kelly me Megan Fox, dolën për herë të parë të katërt në muajin mars, gjatë “UFC 260”.
Që pas kësaj ata kanë qenë të pandashëm. Të gjithë u mblodhën për të festuar ditëlindjen e Machine Gun Kelly në muajin prill, e më pas u shfaqën bashkë në “VMA 2021” këtë muaj.