• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Menaxhimi i pandemisë në Shqipëri/ Pas takimit me mjekët, Presidenti Meta i nis propozimet Ministrisë së Shëndetësisë. Ja çfarë kërkon

27/11/2020
in Aktualitet
0
Presidenti, Ilir Meta

Presidenti, Ilir Meta

Pas takimit me specialistë të shëndetit publik dhe disa mjekë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një sërë propozimesh Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me menaxhimin e situatës së pandemisë në vend.  

Pas diskutimeve ku mori pjesë edhe Zv.Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale z. Albert Nikolla, Kreu i Shtetit propozon që të futen sa më shpejt në përdorim testet analitikë të shpejtë, të futen menjëherë në funksion spitalet rajonale, të sigurohet aparatura ECMO për shpëtimin e jetës për rastet e rënda, si dhe një sërë propozimesh të tjera.

Letra e plotë: 

E nderuar zonja Ministre,

Presidenti i Republikës, për shkak të situatës së rënduar me pandeminë COVID-19, thirri një panel me mjekë dhe ekspertë të fushës së shëndetit publik, ku Qeveria u përfaqësua nga Zv.Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale z. Albert Nikolla.

Çështjet për të cilat Presidenti kërkoi mendimin, vlerësimin dhe rekomandimin e panelistëve ishin:

1-Për rritjen alarmante të numrit të rasteve të reja me Covid-19 dhe të vdekshmërisë në popullatë gjatë muajve tetor-nëntor. Parashikimi për të ardhmen dhe masat parandaluese dhe kuruese.

2-Për kapacitetet pritëse dhe kuruese në vend të pacientëve të prekur nga virusi, në përballimin e rasteve të reja. Ku duhet ndërhyrë me përparësi? Çfarë kërkohet?

3-Për efektshmërinë e testeve analitike Covid-19. Vonesat në diagnozë, futja e testeve të shpejta për zbulim, gjurmim, kontroll.

Bazuar në diskutimet e zhvilluara për çështjen e pandemisë COVID-19, po ju dërgojmë propozimet, që mendojmë se duhet të merren në konsideratë nga ana juaj;

1-Duhet të futen sa më shpejt në përdorim testet analitikë të shpejtë, për shkak të shkurtimit të kohës dhe të uljes së kostove. Ndërkohë, përdorimi i metodës së references PCR dhe testeve të shpejta të ecin paralelisht, për zbulimin sa më të shpejtë dhe të saktë të infektuarve dhe gjurmimin në kohë të tyre. 

2-Duhet të futen menjëherë në funksion, spitalet rajonale, duke bërë edhe një decentralizim dhe rigrupim të tyre, në mënyrë që disa prej tyre të kthehen në spitale Covid dhe të tjerët t’ju shërbejnë pacientëve me sëmundje të tjera dhe të sëmurët të mos transportohen të gjithë në Tiranë.

3-Duhet të sigurohet aparatura ECMO për shpëtimin e jetës, për rastet e rënda të këtij infeksioni në spitalet tona.4

4-Duhet të bëhet njësimi favorizues i çmimeve të testeve covid, për t’i hequr një barrë të rëndë ekonomike familjeve shqiptare si dhe duhet të shtohet numri i testimeve.

5-Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe potencialet njerëzore që kemi, përfshirë edhe ata mjekë e infermierë që nuk janë pjesë e shërbimit aktiv dhe janë në pension.

6-Të shpejtohen proçedurat e liçencimit të mjekëve, për të rritur numrin e tyre në shërbimin mjekësor

7-Duhet një qasje multisektoriale në përballjen me pandeminë. Protokollet duhet të përditësohen dhe është shumë e rëndësishme të përfshihen edhe reanimatorët.

8-Nevojiten mekanizma koordinimi nëpër rrethe, që të mbledhin të dhënat, të vlerësojnë nevojat në rang kombëtar, veçanërisht për barna apo për oksigjen, në mënyrë që të mos kemi mungesa për asnjë moment.

9-Duhen kontrolluar barnat që qarkullojnë, sepse kemi disa prej tyre të paliçencuara dhe me një kosto disafish më të lartë nga çmimi fillestar. Duhet të kemi siguri në barnat që sillen dhe të ndalohet spekulimi me çmimet.

10-Duhet të ngrihen ekipe epidemiologjike, në nivel rajonal, për të ndjekur situatën epidemiologjike, sepse jo të njëjtat masa që duhen marrë në Tiranë, vlejnë edhe për qytete të tjera më të vogla dhe me më pak raste infeksioni.

11-Vendimet, që merren nga qeveria nepërmjet Komitetit Teknik të Ekspertëve, kanë të nevojshëm një argumentim të detajuar dhe bindës për opinion publik, në mënyrë që të sigurohet mbështetja masive e qytetarëve për to, në funksion të suksesit të këtyre masave, dhe jo thjesht imponimi përmes masave dhe dënimeve administrative.

Tags: albanewsilir metamsh
Previous Post

Pas deklaratës në Këshillin Bashkiak kundër Veton Surroit reagon sërish Safet Gjici: U nxituam

Next Post

Investigimi/ Pikëpyetje mbi vlerësimin e dëmeve në shkollat që do të financohen nga BE në Durrës. Çfarë zbulon raporti

Related Posts

Në Lezhë dhe në Vlorë, Vetëvendosja zyrtarizon 2 kandidatët në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit

Në Lezhë dhe në Vlorë, Vetëvendosja zyrtarizon 2 kandidatët në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit

21/01/2021
Eugena Tomini emërohet zv. ministre e Shëndetësisë

Eugena Tomini emërohet zv. ministre e Shëndetësisë

21/01/2021
Foto ilustruese

Plagosi vëllain me thikë, arrestohet 38- vjeçari në Vlorë

21/01/2021
“Rakacolli të ishte shkarkuar nga detyra!” Spahia publikon foton: Qytetarët i gjobisin, opozitën e godasin kurse vetë injorojnë ligjin

“Rakacolli të ishte shkarkuar nga detyra!” Spahia publikon foton: Qytetarët i gjobisin, opozitën e godasin kurse vetë injorojnë ligjin

21/01/2021
10 vite nga 21 janari/ Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve

E plotë/ Zbardhet kërkesa e policisë për rihapjen e dosjes së “21 Janarit”: Predha në trupin e Aleks Nikës të dërgohet për ekzaminim jashtë vendit

21/01/2021
MEPJ jep njoftimin: Marrëveshja me Serbinë, prej 20 janarit shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Serbisë me kartë ID

MEPJ jep njoftimin: Marrëveshja me Serbinë, prej 20 janarit shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Serbisë me kartë ID

21/01/2021
Next Post
Investigimi/ Pikëpyetje mbi vlerësimin e dëmeve në shkollat që do të financohen nga BE në Durrës. Çfarë zbulon raporti

Investigimi/ Pikëpyetje mbi vlerësimin e dëmeve në shkollat që do të financohen nga BE në Durrës. Çfarë zbulon raporti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Në Lezhë dhe në Vlorë, Vetëvendosja zyrtarizon 2 kandidatët në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit

Në Lezhë dhe në Vlorë, Vetëvendosja zyrtarizon 2 kandidatët në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit

21/01/2021
Eugena Tomini emërohet zv. ministre e Shëndetësisë

Eugena Tomini emërohet zv. ministre e Shëndetësisë

21/01/2021
Foto ilustruese

Plagosi vëllain me thikë, arrestohet 38- vjeçari në Vlorë

21/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.