• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

(#meprofen) Historia e mësuesit nga Kosova që tronditi të gjithë rrjetin pas valles tradicionale në TikTok

02/02/2022
in Kosova
0
(#meprofen) Historia e mësuesit nga Kosova që tronditi të gjithë rrjetin pas valles tradicionale në TikTok

Me siguri të gjithë ju që keni akses në rrjetet sociale, e njihni tashmë historinë e një mësuesi nga Vushtrria, Lulzim Paci, i cili u bullizua sepse postoi një video në TikTok ndërsa ishte duke kërcyer valle tradicionale shqiptare.

Menjëherë pas videos, e para që nxitoi ta ndëshkonte mësuesin e Biologjisë në gjimnazin “Eqerem Çabej” në Vushtrri ishte deputetja e Lëvizjes VetëVendosja, Fjolla Ujkani, e cila, pas revoltës së rrjetit, u detyrua të kërkojë falje publike.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të gjimnazit ‘Eqrem Çabej’- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lënë të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimojë dhe edukojë kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë” – ishte mesazhi i Ujkanit, por pak kohë më vonë, iu desh ta tërhiqte e të kërkonte ndjesë.

Vetëm pak ditë për shpërthimit të rrjetit, Paci ka qenë i ftuar në disa programe televizive për të rrëfyer eksperiencën e tij pas një videoje që, më shumë se gjithçka tjetër, tregon vlera të vërteta kombëtare.

‘Nëse edhe vallëzimi me valle kombëtare është antivlerë, unë ndoshta jam gabim, kërkoj falje publike… “ – tregon i përlotur Paci, ndërsa ndan me të gjithë shqetësimin e së ëmës, të cilën kishte dy ditë pa e parë pikërisht prej presionit të të gjithëve: “Po çfarë ke bërë more bir?” e kishte pyetur ajo pasi kishte dëgjuar nga të gjithë se djali “paskësh bërë hatanë”.

Mësuesi Lulzim Paci ishte i ftuar edhe në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau më shumë detaje nga jeta e tij, por edhe kërceu live para publikut duke gëzuar mbështetjen e të gjithëve. Paci tregoi se punon prej 18-vjetësh si arsimtar. Ai ka marrë mbështetjen maksimale të shumë artistëve nga Shqipëria e Kosova, të cilët kanë vetëm një hashtag për momentin #meprofen dhe #profachallenge.

Tags: dafina zeqirilulzim paciprofesori nga kosova
Previous Post

Ministri gjerman: Kufizimet për COVID-19 mund të hiqen në mars

Next Post

Nis me shi, por do të jetë i thatë. Parashikimi i meteorologëve për muajin shkurt

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Parashikimi i motit

Nis me shi, por do të jetë i thatë. Parashikimi i meteorologëve për muajin shkurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.