• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Merkel kërkon kufizime për të pavaksinuarit

03/11/2021
in Botë
0
Merkel kërkon kufizime për të pavaksinuarit

Kancelarja Merkel në detyrë, në një takim me kryesinë e Unionit Kristiandemokrat,CDU,është shprehur në favor të kufizimeve të përgjithshme për të pavaksinuarit, por kundër një lockdown-i të përgjithshëm. Sipas pjesëmarrësve në mbledhje, Merkel tha se kufizimet mund të shkojnë përtej modelit 2G (lehtësime për të vaksinuarit ose të shëruarit) dhe se nuk përjashtohet mundësia që të pavaksinuarit të testohen çdo ditë në vendin e punës, siç bëjnë të ditur disa media gjermane. Edhe ministri i Shëndetësisë në detyrë, Jens Spahn, është për t’i dhënë priroritet vaksinimit. Spahn, i cili u vaksinua vetë për herë të tretë javën e kaluar, është për rihapjen e qendrave të vaksinimit dhe rifreskimin e vaksinimit për të gjithë. Aktualisht në Gjermani janë vaksinuar afro 67% e popullsisë. Spahn, ishte shprehur në fundjavë për rihapjen e qendrave të vaksinimit dhe rifreskimin e vaksinimit për të gjithë.

Se si do të përballet Gjermania në dimrin e dytë të koronës, kjo do të jetë temë debati në Bundestagun e ri, gjatë seancave të jashtëzakonshme, më 11 dhe 18 nëntor. Kryeministri i ri i landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, si kryetar i Konferencës së Kryeministrave të Landeve, tha se do të zhvillojë bisedime me landet për rifresksimin e vaksinimeve për persona mbi 60 vjeç.

Mjekët kritikojnë politikanët

“Shoqata e mjekësve të përgjithshëm” i shikon me skepticizëm thirrje të tilla nga politikanët. Kryetari i saj, Martin Scherer, tha të martën, në një konferencë shtypi në Berlin, se është StiKO (Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit), inistitucioni që përcakton nevojën e vaksinimit.

Kryetari i StiKos, Thomas Mertens, tha se Stiko vazhdon të jetë për rifreskimin e vaksinave vetëm për personat me imunitet të dobët, pra, të moshuarit mbi 70 vjeç dhe të sëmurët. Një rifreksim për të gjithë nuk ka kuptim, përsa kohë që ende nuk është arritur një shkallë vaksinimi prej 80 ose 90 përqind, tha Mertens. Ai ishte gjithashtu për një ritëm të përmbajtur për rifreksimin e vaksinimit të parë, nisur nga nevoja që kanë shumë vende të botës së tretë për vaksinim të dorës së parë. Shoqatat e mjekëve në përgjithësi, janë të mendimit se korona nuk do të zhduket, por, sikurse gripi, do të jetë pjesë e jetës sonë. Ata kërkojnë që vaksinimi të kalojë te klinikat e mjekëve të përgjithshëm, ndërsa të ulen pengesat burokratike në furnizimin me vaksina.

Saksonia shtrëngon masat

Ndërkohë, disa lande kanë nisur të veprojnë tashmë: nisur nga rritja drastike e numrit të infeksioneve me korona, qeveria e Saksonisë ka vendosur të aplikojë rregullin 2G (të vaksinuar ose të shëruar) për restorantet, eventet në ambientet të mbyllura ose ngjarjet e mëdha, si për shembull ndeshjet e futbollit. Drafti përkatës u diskutua të martën në kabinet dhe pritet të miratohet të premten dhe pritet të hyjë në fuqi javën e ardhshme.

Qëllimi është “parandalimi i pandemisë”, shpjegoi Dagmar Neukirch, Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Çështjeve Sociale në Saksoni. Ajo tha se nëse spitalet mbingarkohen, mund të shpallet edhe një gjendje e jashtëzakonshme.

Numri i infeksioneve të reja me korona në Gjermani ka ardhur duke u rritur ditët e fundit: Të martën, numri i infeksioneve të reja u rrit me 10 813 në 4,6 milionë, sipas të dhënave në faqen e internetit të Institutit Robert Koch (RKI). Numri i vdekjeve u rrit me 81 në 95 833. Incidenca shtatëditore është 153.7.

Tags: angela merkelGjermanikufizimete pavaksinuarit
Previous Post

Britney Spears ka akuza të rënda për të ëmën

Next Post

Përveç se një serial, Squid Game vjen dhe si monedhë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Përveç se një serial, Squid Game vjen dhe si monedhë

Përveç se një serial, Squid Game vjen dhe si monedhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Covid-19 në vend/ 8 viktima dhe 344 të infektuar brenda 24 orëve, 399 pacientë janë të shtruar në spitale

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U fut mes flakëve të shpëtonte punëtorët, roja dyshohet se humbi jetën brenda magazinës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.