Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave, Kancelaren gjarmane Angela Merkel. Kancelarja gjermane ndodhet në Tiranë, ku do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Merkel u prit fillimisht në Rinas nga ministrja e Jashme Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.