Presidenti Ilir Meta Presidenti Ilir Meta foli nga Korça për situatën politike në vend dhe komentoi aksionin e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha, që ai e quan si rikthimin e sovranitetit në PD. Presidenti ka thënë se ish-kryeministri është si vera, për të cilin tha se sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës dhe demokrat bëhet.
“Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla sepse nuk është kjo detyra ime. Berisha nuk mund të rri pa thënë që është si vera sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës bëhet por edhe aq më demokrat bëhet,” tha Meta, në një deklaratë për mediat në Korçë.
Meta deklaroi se para zgjedhjeve kishte zero opozitë dhe situata ishte katastrofike duke theksuar se tashmë opozita duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament që institucionet e tjera të rimarrin veten dhe të respektojnë Kushtetutën e Shqipërisë.