Ilir Meta dhe Sali Berisha, dyshja simbol e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, do t’i japin një goditje të rëndë reformës në Drejtësi këtë fundvit, duke thelluar kapjen e Gjykatës Kushtetuese, për ta kthyer si gjykatën e parë, me ushtarët e tyre të korruptuar, të cilët u shpartalluan nga Vetingu.
Pas emërimit të mikeshës së Enkeljed Alibeajt, Marsida Xhaferllarit, pa Veting dhe në kundërshtim me ligjin, Meta dhe Berisha janë në hapat e fundit për të emëruar të besuarën e radhës në Gjykatën Kushtetuese, duke rrezikuar për ta kthyer këtë gjykatë në një vegël në duart e tyre.
Ditën e djeshme, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Kuvendit kandidaturën e Altin Binajt për ta emëruar në vend të Fatos Lulos, i shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese për shkak të pasurisë. Pas emërimit të Binajt nga Kuvendi, është radha e Ilir Metës për të bërë emërimin e tij.
Meta do të vendosë mes katër kandidaturave për të plotësuar vendin e lënë vakant nga Besnik Muçi, i emëruar nga Meta pa Veting, por që u shkarkua më pas. Kandidaturat janë: Sonila Bejtja, gruaja e Andi Betjes, Zhaklina Peto, një personazh i mbështetur nga Meta dhe që ka fshehur pasurinë, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo. Meta do të zgjedhë mes gruas së Andi Beqjets, një personazh në patronazhin e Petrit Vasilit dhe Zhaklina Petos, Kjo fundit është përjashtuar katër herë nga gara me vendim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi nuk kalon testin e pasurisë. Sipas një raporti të ILDKP dhe hetimit të KED, Peto ka mashtruar me pasurinë, nuk e justifikon dhe e ka fshehur atë.
Megjithatë, Zhaklina Peto ka arritur katër herë të rikthehet në garë me vendim të Gjykatës Administrative të Apelit, me anë të gjyqtarëve që nuk e kanë kaluar Vetingun. Në këtë betejë Peto është mbështetur hapur edhe nga Ilir Meta, i cili ka çuar përfaqësuesit e tij në gjykatë, që ajo të kthehet në garë. Tashmë KED ose duhet të pranojë Peton në garë ose ajo do të shkojë sërish në gjykatë, duke bllokuar kështu procesin, siç ka bërë ka disa muaj.
Në këto kushte, Meta do të zgjedhë mes gruas së Bejtes dhe Petos. Me këtë lëvizje, Meta dhe Berisha sigurojnë të paktën dy vota në Gjykatën Kushtetuese, duke përfshirë edhe atë të Marsida Xhaferllarit, bashkëpunëtore e Metës në ish-KLD dhe aktualisht mikeshë e Alibeajt të PD-së.
Me dy vota të siguruara, pasi ajo e Vitore Tushës nuk është e sigurt, Meta dhe Berisha arrijnë të bllokojnë çdo vendimmarrje në Gjykatës Kushtetuese, pasi gjykata do të funksionojë fillimisht me 6 anëtarë dhe për të miratuar vendimet duhen 5 vota.
Nga ana tjetër, ambasadorja amerikan Yuri Kim po ushtron presion të vazhdueshëm që Gjykata Kushtetuese të funksionojë brenda këtij viti.
Marrë nga Pamflet.neti