Tiranë- Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë vetë të ditur Klosi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se rezulton pozitiv dhe se është karantinuar sipas protokolleve mjekësore.
“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”– shkruan ai.