• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ministria e Financave, OK rritjes së incentivave fiskale për pensionet private

09/04/2022
in Ekonomi
0
Ministria e Financave, OK rritjes së incentivave fiskale për pensionet private

Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) ka pranuar paraprakisht shtimin e incentivave fiskale për pensionet private, të parashikuara në projektligjin e përgatitur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Burime nga tregu bëjnë të ditur se MFE është shprehur dakord me rritjen e shumës së kontributeve që përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat, deri në nivelin e pagës minimale të miratuar me ligj.

Gjithashtu, kjo ministri ka rënë dakord që kontributet të mos tatohen as në përfitim, me kusht që pagesa e pensionit privat të shtrihet në të paktën dy vjet. Në këtë rast, pensioni do të tatohet vetëm për pjesën e interesave të përfituara (kthimit nga investimi), me shkallën tatimore ligjore në fuqi për të të ardhurat e individëve. Aktualisht, kjo shkallë është 15%.

Marrja e miratimit nga MFE është një hap i rëndësishëm për të realizuar rritjen e incentivave fiskale të kërkuara prej vitesh nga shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve dhe të mbështetura edhe nga AMF.

Për të nxitur investimet e punëmarrësve dhe të punëdhënësve në fonde të pensioneve private, ligji aktual parashikon incentiva fiskale, në formën e përjashtimit të kontributeve nga tatimi mbi të ardhurat personale. Kontributi i derdhur nga çdo anëtar i një fondi pensioni zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi, pra, përpara se të llogaritet tatimi mbi të ardhurat. Kufiri maksimal i përjashtuar është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit. Në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250 mijë lekë dhe 25% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Sipas projektligjit të propozuar nga AMF, kufiri maksimal mujor, për lehtësitë tatimore do të jetë deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi. Konkretisht, sot përjashtimi nga tatimi do të shtrihej deri në një shumë kontributesh prej 32 mijë lekësh në muaj. Nëse ky propozim miratohet nga Kuvendi, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 384 mijë lekë në vit ose 92% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh. Për personat mbi 50 vjeç përjashtimi shkon në 54% më shumë se kufiri aktual.

Gjithashtu, kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij në një plan pensioni profesional vlerësohen si shpenzime të zbritshme deri në shumën vjetore prej 250 mijë lekësh për çdo punëmarrës, për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit.

Projektligji i ri propozon që, edhe për kontributet e punëdhënësit, vlera e njohur si shpenzim i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin të bazohet në pagën minimale. Me vlerën në fuqi të pagës minimale, përjashtimi nga tatimi për kontributet e punëdhënësit do të arrinte në 384 mijë lekë në vit ose 54% më shumë krahasuar me nivelin maksimal që njeh ligji aktual. Duke mbledhur kontributet e punëdhënësit dhe atij të punëmarrësit, projektligji parashikon një përjashtim tatimor mbi kontributet e një individi sa dy paga minimale, shumë që aktualisht përkthehet në 64 mijë lekë në muaj ose 768 mijë lekë në vit.

Për sa i takon tatimit të përfitimeve, ligji aktual parashikon se çdo pagesë e marrë nga anëtari i fondit të pensionit, tatohet me tatimin mbi të ardhurat personale. Sot një pension privat në përfitim tatohet me 15%, njëlloj si çdo e ardhur tjetër e individit. Sipas propozimit të AMF, të pranuar edhe nga MFE, përfitimet e marra nga anëtari i fondit të pensionit duhet të tatohen me normën në fuqi për tatimin mbi të ardhurat personale vetëm për kthimin nga investimi, por jo për vlerën e kontributeve. Kushti i vetëm i shtuar nga MFE është që përfitimi i pensionit të mos tërhiqet njëherësh apo në një kohë të shkurtër, por në një periudhë të shtrirë për të paktën dy vjet.

Marrë nga Monitor.al

Tags: incentivat fiskaleministria e financavepensionet private
Previous Post

Banorët e Buchas rrëfejnë makthin e përjetuar nga sulmet ruse

Next Post

BE diskuton të hënën embargon ndaj naftës ruse

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
BE diskuton të hënën embargon ndaj naftës ruse

BE diskuton të hënën embargon ndaj naftës ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.