• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Mirel Mërtiri i inceneratorëve hedh në gjyq BIRN për investigimin ndaj koncesioneve të tij

03/12/2020
in Aktualitet
0
Mirel Mërtiri i inceneratorëve hedh në gjyq BIRN për investigimin ndaj koncesioneve të tij

Me pretendimin se raportimi për lidhjet e tij me koncesionet e trajtimit të mbetjeve urbane i ka shkaktuar ‘një dëm shumë të rëndë moral dhe ekzistencial’, Mirel Mërtiti ngriti padi ndaj BIRN Albania.

Në kërkesë-padinë e dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, Mërtiri kërkon fshirjen e shkrimit “Politika pas plehrave: Kush është biznesmeni në hije i monopolit të inceneratorëve” si dhe përgënjeshtrimin e tij nga Reporter.al. Mërtiri kërkon gjithashtu një dëmshpërblim për dëm jopasuror.

Shkrimi me autorë Aleksandra Bogdani dhe Besar Likmeta u publikua më 17 shtator 2020 dhe trajton lidhjen e Mërtirit me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj si dhe lidhjen e ngushtë të tij me dy pronarët zyrtarë të koncesioneve të inceneratorëve, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Mërtiri pretendon në kërkesë-padi se shkrimi në fjalë përmban aludime dhe etiketime fyese, të cilat i kanë denigruar figurën dhe i kanë cenuar jetën personale, familjare, sociale dhe pasurore.

“Paditësi ka lindur në qytetin e Fierit në një familje punëtore, është rritur dhe edukuar nga prindërit, të cilët i kanë kultivuar ndjenjën e qytetarisë, të integritetit, ndershmërisë, të respektit të vlerave njerëzore, respektit për punën etj,” thuhet në kërkesë-padi.

Mërtiri pretendon gjithashtu se i është cenuar personaliteti, duke i shkaktuar dhimbje të brendshme dhe vuajtje shpirtërore. Ai i konsideron faktet në shkrim të pabaza, sa kohë që sipas tij nuk ekziston ndonjë vendim nga institucionet kompetente që ta ketë ngarkuar atë me përgjegjësi penale apo administrative.

BIRN Albania bën të ditur se i qëndron shkrimit të publikuar dhe është e gatshme që të përballet në gjykatë me të gjitha pretendimet e paditësit.

Kristina Voko, drejtore ekzekutive e BIRN Albania tha se raportimi i BIRN, “përmbush standardet më të larta të etikës në gazetari dhe, duke qenë se hedh dritë mbi kontrata koncesionare me vlerë qindramilionë euro, të cilat paguhen nga taksapaguesit, përbën një interes madhor publik.”

“Në vlerësimin tonë kjo është një padi e llojit SLAPP (Strategic Lawsuit Against Public Participation), një padi e cila ka qëllim të censurojë dhe të intimidojë,” tha Voko. “Ne i qëndrojmë fakteve të publikuara dhe do të vazhdojmë të publikojmë gazetari që është në interes të publikut, qoftë për inceneratorët apo çdo biznes tjetër koncesionar,” përfundoi ajo.

Tags: albanewsbirngjyqinceneratoretmirel mertiri
Previous Post

Numërimi elektronik/ KQZ kërkesë për fonde, ja shuma e kërkuar

Next Post

PD: Rama ka çuar ekonominë në depresion

Related Posts

Termet

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë, lëkundjet ndihen në Tiranë

03/03/2021
Policia

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, arrestohet italiani në Vlorë

03/03/2021
U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

Rrahën me sende të forta dhe plagosën 30- vjeçarin në Korçë, IDENTIFIKOHEN autorët

03/03/2021
Foto ilustruese

Shkrumbohet banesa në Fushë-Krujë, shpëton mrekullisht e moshuara 80-vjeçare

03/03/2021
Furgoni i mallrave përplas për vdekje këmbësorin. Informacionet e para të policisë dhe çfarë ndodhi me shoferin

Aksident i rëndë në Pogradec, humb jetën rrugës për në spital 32-vjeçari

03/03/2021
Liria në botë/ Vrasja e Klodian Rashës dhe dhuna gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar, rrëzojnë me një pikë Shqipërinë në raportin e ‘Freedom House’

Liria në botë/ Vrasja e Klodian Rashës dhe dhuna gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar, rrëzojnë me një pikë Shqipërinë në raportin e ‘Freedom House’

03/03/2021
Next Post
Jorida Tabaku

PD: Rama ka çuar ekonominë në depresion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zyra e deputetit Vullnet Sinaj/ Rasti i veçantë që mori zgjidhje falë juristëve të zyrës në Vlorë: Shkolla merr emrin e patriotit të vendit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes: Bashkimi PD-LSI sinjali më i fortë për të nisur një pranverë të re

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • A do të ketë mbyllje pas orës 18:00? Flet Albana Fico: Asnjë masë nuk do të …

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Termet

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë, lëkundjet ndihen në Tiranë

03/03/2021
Rama: PD, LSI dhe KÇK, 3 këmbët e të keqes që kërcënon reformën në drejtësi

Rama: PD, LSI dhe KÇK, 3 këmbët e të keqes që kërcënon reformën në drejtësi

03/03/2021
Vasilika Hysi largohet nga PS pak para zgjedhjeve, zbulohet arsyeja e fortë

Vasilika Hysi largohet nga PS pak para zgjedhjeve, zbulohet arsyeja e fortë

03/03/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.