Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me të rinj në Qytetin Studenti.
Gjatë këtij bashkëbisedimi kryedemokrati ka prezantuar edhe librin e tij, titulluar “Misioni im”.
Basha tregoi se dëshira e tij për të shkruar daton që nga fëmijëria.
Dua me dy fjalë t’ju them që libri është një letër e hapur në thelb. Nuk është një rrëfim autobiografik siç e tha Flutura me të drejtë ndoshta mund të kishte qenë edhe më i pasur me detaje personale. Ndonëse në këndvështrimin tim edhe natyrën time, ka goxha bile në një moment tjetër do thoja ka më shumë se ç’ duhet duke pasur parasysh natyrën time. Por nuk është një rrëfim autobiografik, nuk është as thjeshtë një përkthim i programit tonë politik, i planit tonë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza sepse edhe për faktin e thjeshtë se libri ka nisur të avizohet kohë përpara nxehjes së motorëve elektoral por është një letër e hapur drejtuar shqiptarëve, në veçanti rinisë për një angazhim të drejtpërdrejtë në politikë, për një pjesëmarrje në publiken në jetën publike si rruga e vetme për të siguruar ndryshimin, si rruga e vetme për të siguruar atë që duam.