• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Miss Universe Kosova tregon historinë tronditëse: Më kanë përdhunuar dhe trafikuar, babai është në burg për mua

14/07/2021
in Kosova, Showbiz
0
Miss Universe Kosova tregon historinë tronditëse: Më kanë përdhunuar dhe trafikuar, babai është në burg për mua

Të shtunën u mbajt Miss Universe Albania & Kosovo dhe fituese të kurorës u shpallën Ina Dajçi për Shqipërinë dhe Tuti Sejdiu për Kosovën. Bukuroshja që do të përfaqësojë Kosovën në Miss Universe, pasi pranoi çmimin të shtunën, u shpreh se ia dedikon suksesin familjes së saj, duke theksuar se në sallë mungonte dikush shumë i veçantë për të. I ati nuk ishte i pranishëm, pasi ndodhet në burg, për faktin që ka luftuar për padrejtësinë që i është bërë.

“Arsyeja që kam ardhur në Miss Universe është familja ime, kishin gjithmonë qejf të shpallesha Miss. Kam aplikuar, kam ardhur dhe nuk e besoja që do e fitoja. Kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes sime pasi gjatë jetës së tyre kanë sakrifikuar shumë për mua, e vazhdojnë të sakrifikojnë. Jam e mërzitur, sepse shoh gjithë familjen aty dhe vetëm një karrige është e zbrazët, sepse mungon babai im. Është sot në burg për mua, sepse ka luftuar për padrejtësinë që më kanë bërë,”– u shpreh ajo.

Në një intervistë të dhënë për ATV, Tuti Sejdiu ka rrëfyer historinë tronditëse që fshihet pas fjalëve që ajo tha në skenën e Miss Universe. Tuti tregoi se ishte trafikuar dhe përdhunuar në moshën 13-vjeçare, nga persona që i njeh. Pasi ka trokitur në shumë dyer për të kërkuar drejtësi, babai i saj ka tentuar të bëjë drejtësi vetë për të bijën dhe për këtë arsye ndodhet në burg. Madje, atë nuk e lejojnë ta vizitojë apo komunikojë me të atin dhe ajo tregon se as nuk e di nëse ai është mirë.

“Në moshën 13-vjeçare jam trafikuar nga Kosova në Serbi dhe përdhunuar nga persona të ndryshëm, derisa prindi im nuk ka lënë institucion pa kërkuar drejtësi, për ata njerëz që janë munduar të ma marrin jetën dhe sot janë të lirë, nuk janë në burg. Vetëm se ka kërkuar ndihmë për mua, babai nuk është pranë meje, por në burg. Vetëm që kërkoi ndihmë për drejtësi, sepse drejtësi s’ka pasur asnjëherë. Më e rënda është që unë nuk e di a është mirë, as nuk e lejojnë të na telefonojë, as t’i japim rroba, as ta shohim. Nuk e di a është mirë, e them publikisht se do të luftoj për babin, jo për veten, dhe do e vendos drejtësinë në vend. Të gjithë më kanë bullizuar, më kanë ofenduar dhe kjo kurorë është vlerë e madhe për mua se kam dëshmuar që jam femër e fuqishme, pranë familjes, pavarësisht sfidave që më kanë ndodhur. Njeriun e sfidon njeriu për një arsye dhe sfidon njerëzit e fortë. Për mua asgjë s’është e vështirë, vetëm do kem edhe pak durim që të vendoset drejtësia në vend.”

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë.

Tags: kosovamiss kosovamiss shqiperiatuti sejdiu
Previous Post

Ekspertët: Po shtohet vjedhja e energjisë nga prodhimi i kriptovalutave, baza kryesore është Durrësi

Next Post

Franca merr eshtrat e gjeneralit të Napoleonit nga Rusia

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Franca merr eshtrat e gjeneralit të Napoleonit nga Rusia

Franca merr eshtrat e gjeneralit të Napoleonit nga Rusia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.