• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Morën para për kurimin e të plagosurit në masakrën e Velipojës, arrestohen dy mjekë te “Trauma”

03/07/2021
in Aktualitet
0
Morën para për kurimin e të plagosurit në masakrën e Velipojës, arrestohen dy mjekë te “Trauma”

Policia ka arrestuar dy mjekë të spitalit të Traumës. Gjithashtu bën me dije se është prangosur edhe babai i 17-vjeçarit, Elmilind Dyli që u plagos në masakrën e Velipojës.

Mësohet se janë arrestuar mjekët S. M., 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe E. S., 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë.

Gjithashtu, policia njofton se u arrestua për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasi F. D, 40 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas uniformave blu, ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu S. M. dhe anestezisti E. S. i kanë bërë 17-vjeçarittw plagosur në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të 27 qershorit pas një sherri për shezlongët, nga përplasja me armë mes dy familjeve.

Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku, Xhovani dhe Edmond Zeneli si dhe 19-vjeçari Musaen Zeneli. Kurse të plagosur mbëtën Hasan Ferracaku dhe 17-vjeçari Elmedin Dyli. Në vendngjarje, u sekuestruan 18 gëzhoja, të qitura nga 3 armë të ndryshme. Një kallashnikov dhe dy pistoleta, njëra tip TT dhe tjetra miniglok 7.65 mm.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bisturia”.

Vihen në pranga një mjek kirurg dhe një mjek anestezist, si dhe një shtetas që iu ka dhënë këtyre dy mjekëve, një shumë parash për të kryer operacionin e djalit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale paratë që kanë marrë mjekët për kryerjen e operacionit.

Strukturat Hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, me mbështetjen e forcës së Posaçme “Shqiponjat” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bisturia”.

Në kuadër të operacionit u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasve: S. M., 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe E. S., 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë.

-Gjithashtu u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasit F. D, 40 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu S. M. dhe anestezisti E. S. i kanë bërë shtetasit E. D., i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit.

Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Shkodër.

Tags: albanewsarrestohen mjeketmasakra ne velipoje
Previous Post

E moshuara nga Fieri me 100 mijë euro në bankë, gjykata bllokon 3 llogari

Next Post

Hapet plotësisht lundrimi i trageteve për udhëtarët nga Porti i Sarandës në Greqi

Related Posts

Kamioni përplaset me një “BMW” në Fier, plagoset një 27-vjeçar

Kamioni përplaset me një “BMW” në Fier, plagoset një 27-vjeçar

11/08/2022
Tragjedi në lumin Seman, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit! Të njëjtës familje 10 vite më parë iu mbyt një fëmijë

Tragjedi në lumin Seman, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit! Të njëjtës familje 10 vite më parë iu mbyt një fëmijë

11/08/2022
Zhduket Ervis Martinaj, familja kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

Zhduket Ervis Martinaj, familja kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

11/08/2022
Mashtronte të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohet administratori i një ‘Call Center-i’

Mashtronte të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohet administratori i një ‘Call Center-i’

10/08/2022
Tenton të djegë banesën e ish-të dashurës, vihet në pranga 31-vjeçari në Kombinat

U plagos me armë zjarri nga bashkëfshatari në Fushë-Krujë për drutë, ndërron jetë 50-vjeçari

10/08/2022
Tre gra mbyllen në një dyqan në Vlorë, kërcënojnë me vetëvrasje

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, plagoset një 55-vjeçar, identifikohet viktima dhe autori

10/08/2022
Next Post
Hapet plotësisht lundrimi i trageteve për udhëtarët nga Porti i Sarandës në Greqi

Hapet plotësisht lundrimi i trageteve për udhëtarët nga Porti i Sarandës në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Publikohen FOTO-t që e reja nga Durrësi shkëmbente me “rrëmbyesin” nga Lushnja

    Publikohen FOTO-t që e reja nga Durrësi shkëmbente me “rrëmbyesin” nga Lushnja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kardiologët paralajmërojnë: Ky grup gjaku është më i vështiri për të përballuar vapën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Sot nis një fillim i ri!’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme, 8 gusht 2022

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • WhatsApp njofton risitë e reja, ju vendosni se kush do t’iu shohë nëse jeni online, mund të dalësh nga grupet pa e vëne re askush

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Luana Vjollca rrëfen: Donin të më përdhunonin në mes të rrugës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Zbulohet një virus i ri në Kinë me origjinë nga minjtë, 35 të infektuar

Zbulohet një virus i ri në Kinë me origjinë nga minjtë, 35 të infektuar

13/08/2022
Instagram merr vendimin për ndryshimet e reja, njoftimi nga drejtuesit

Instagram merr vendimin për ndryshimet e reja, njoftimi nga drejtuesit

13/08/2022
Moti i keq në Itali, stuhia e fortë kthen rrugët në lumenj

Moti i keq në Itali, stuhia e fortë kthen rrugët në lumenj

13/08/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.